7.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Ylli i prekur me coronavirus: Të gjithë duhet të kemi kujdes

Ylli i NBA-së, Kevin Durant është njëri prej katër lojtarëve të Brooklyn Nets të infektuar me koronavirus.

Brooklyn Nets njoftoi më herët të martën se katër basketbollistë të këtij klubi kanë dalë pozitiv në testet e koronavirusit, pa dhënë emrat e tyre. Por superylli i ka thënë sajtit “The Altetic” që ai është njëri prej të prekurve. Durant ka thënë se është mirë.

“Të gjithë duhet të jeni të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe izolohuni. Duhet të kalojmë këtë”, ka thënë Durant.31-vjeçari nuk ka luajtur këtë edicion për shkak të një lëndimi.

Ai nuk pritet të kthehet në parket kur liga të rifillojë pas pezullimit për shkak të koronavirusit.

Shtatë lojtarë të NBA-së janë testuar pozitivisht për koronavirus. Bëhet fjalë edhe për Rudy Gobert (Utah Jazz), Donovan Mitchell (Utah Jazz), Christian Wood (Detroit Pistons), si dhe tre basketbollistë tjerë të Brooklyn Nets, të cilëve nuk u janë bërë të ditur emrat.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Lajmet e Fundit