10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Zafir Berisha: PDK-ja në Prizren, për keqardhje

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, e ka një këshillë për PDK-në e Prizrenit.

“Kuptojeni rolin opozitar”.

Berisha ka komentuar ndërprerjen e seancës solemne të betimit të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Ndërprerja është bërë nga këshilltari më i vjetër, Alush Shala(PDK).

“Dëshiroj që opozita të jetë konstruktive”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të zgjedhur në procesin elektoral të 22 tetorit të këtij viti janë betuar të premten në seancën inauguruese të organit më të lartë vendimmarrës lokal.

Mirëpo kjo seancë është ndërprerë nga kryesuesi në cilësi të këshilltarit më të moshuar, Alush Shala, që vjen nga radhët e PDK-së, pasi që bashkëpartiakët e tij janë laruar nga salla e KK-së kur në rend dite ka qenë pika e betimit të kryetarit, Mytaher Haskuka, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht kryesuesi i seancës inauguruese ka paraqitur shqetësimin lidhur me ftesën për këtë mbledhje, me ç’rast zyrtarët përkatës kanë sqaruar se bëhet fjalë për gabim teknik në datë, që është evituar brenda ditës dhe se ftesa e përmirësuar është brenda kornizës ligjore.

Pas kësaj Shala ka hapur mbledhjen inauguruese të KK-së, ku këshilltarët kanë miratuar rendin e ditës për betimin e tyre dhe të kryetarit të Komunës. Kësisoj, 41 këshilltarët janë betuar se do të punojnë në përputhje me ligjin për mirëqenien e qytetarëve. Me t’u kryer ky betim, këshilltarët e PDK-së janë larguar nga salla e KK-së.
PDK-ja ka akuzuar Vetëvendosjen për shkelej procedurale në Kuvendin e Prizrenit, ndërkaq Mytaher Haskukën e ka quajtur “kukëll”

“Qytetarët e Prizrenit, në bazë të asaj që sot është parë në Kuvend, nuk e dinë se kush do të jetë kryetar i komunës, meqë Kryetari ilegjitim Mytaher Haskuka, i ardhur në atë pozitë përmes formave manipuluese dhe keqpërdorimeve në procesin zgjedhor nga Klika e Molotovit dhe VV (Vjedhësit e Votave), gjatë gjithë kohës është parë duke marrur instruksione dhe duke dhënë llogari para eprorit të tij Zafir Berisha, i cili ishte vetëm në cilësinë e mysafirit, e jo të ndonjë eksperti të fushës dhe kësisoj Haskuka defakto do të jetë ‘kryetar kukëll’ i komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ndërkaq ka një përgjigje për PDK-në.

“PDK-ja në Prizren është bërë për keqardhje”, vlerëson Berisha.

Ai tregon, se në Kuvend është habitur kur ka parë përfaqësuesit e PDK-së.

“U befasova kur e pash përfaqësimin e tyre me adoleshent në Kuvendin e Prizrenit”

Berisha premton se Nisma do të jetë partner serioz i Haskukës dhe VV-së.

“Nisma është partner serioz me z. Haskuka dhe VV në Prizren, ashtu si gjatë balotazhit ku i kemi dhënë grushtin e fuqishëm bashkë me qytetarët e Prizrenit logjikës politike që kryetarin e qytetit e llogarisin “kukull”.

“ Ata janë treguar të pafytyrë. Qytetin e kanë konsideruar plaçkë, kurse ish-kryetarin, Makushe e lodër”, shprehet Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit