14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zafiri, Thaçit: Prizreni është i qytetarëve, jo i “Klanit Pronto”

zafa petrovKryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren Zafir Berisha nuk ka qëndruar indiferent ndaj thumbimit që lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ia ka bërë mbrëm për lidhjen e koalicionit me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun. Ai tha se koalicioni me LDK-në është bërë për interesin e qytetarëve dhe jo për interesa personale.

“Koalicioni BD-LDK është koalicion, i cili vjen si rrjedhojë e përcaktimit tonë për ndryshime pozitive në interes të qytetarëve të Prizrenit, dhe jo koalicion i interesave personale siç mundohet ta prezantoi kryehajni i Kosovës Hashim Thaçi para vasalëve dhe servilëve të politikës së tij mjeruese në Prizren”, tha Berisha.

“Kërcënimet e Hashim Thaçit dhe bandave të tij nuk do të mund ta dhunojnë votën e lirë të qytetarëve siç e kanë dhunuar më 3 nëntor, sepse strukturat tona dhe qytetarët e Prizrenit janë të gatshëm t’i japin fund grupeve mafioze të “klanit pronto”, të cilët po paraqiten sikur Prizreni të jetë pronë e tyre”.

Sipas tij, Hashim Thaçi njihet edhe si politikan provokativ. “E kemi njohur si politikan provokativ dhe të pa fytyrë, po tash jemi duke e njohur edhe shpirtin e tij, prej një idioti i cili në takimin e fundit me bandat e tij i ra ndërmend për UÇK-në dhe Komandantët, si patriot me bateria që është, pa e treguar sepse ky në 2007 bëri koalicion me LDK-në dhe Eqrem Kryeziun”.

“Nëse dikujt duhet t’i vije turp për t’i përmendur Komandantët e UÇK-së është Hashim Thaçi dhe hajdutët e tij, të cilët nuk tregojnë se pse e kanë mbyllur derën në kullën e Komandantit Legjendar Adem Jashari, se pse këta bandit që thirren në emër të UÇK-së, kanë legjitimuar krimin dhe masakrat që janë bërë në Kosovë, duke u zgërdhirë me zëdhënësin e kryekriminelit Miloshevic me Daqiqin me të cilin ka bërë marrëveshje për të shitur një pjesë të Kosovës”.

Kryetari Berisha tha se shtëpia e vërtetë e qytetarëve të Prizrenit dhe votuesve, është Bashkimi Demokratik.

“Dhe çdo tendencë e Hashim Thaçit që unë të kthehem në shtëpinë e hajnave ka qenë e pa pranueshme për mua, siç ka qenë e pa pranueshme dhe tendenca për joshje me poste ministrore dhe miliona euro të cilat i ka vjedhur Hashim Thaçi nga populli i Kosovës. Unë dhe ekipi i Bashkimit Demokratik kemi vendosur që angazhimin tonë politik ta vazhdojmë në përputhje me përcaktimet tona programore dhe votën që kemi marrë më 3 nëntor”.

Berisha këto deklarata i ka bërë në një takim që ka mbajtur me banorët e fshatit Petrovë. Ai ka kërkuar para qytetarëve që të angazhohen për të sjellë fitoren me 1 dhjetor.

”Kur Malisheva më 3 nëntor e dënoi ‘Klanin Pronto” për ofendimet që ia kishte bërë Hashim Thaçi, të cilët i kishte quajtur “zagarë”, Prizreni duhet edhe më fuqishëm t’i thotë jo më 1 dhjetorë për ofendimin që ia ka bërë qytetit me të pandehurin Ramadan Muja./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Zjarr në Suharekë, digjet një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh

Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe ende të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë me pemishte, vreshta...

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa...

Lajmet e Fundit