22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Kacin: Beogradi t’i motivojë serbët që të inkuadrohen në institucionet kosovare

JelkoKacinRaportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin i ka bërë thirrje Beogradit që t’i motivojë serbët e veriut që të inkuadrohen në institucionet e Kosovës. Eurodeputeti Kacin për të përditshmen ‘Danas’, ka thënë se Beogradi duhet të sigurohet se të gjithë policët edhe shërbyesit e tjerë shtetërorë, të jenë të informuar me materien e marrëveshjes se Brukselit.

”Beogradi duhet të jetë i sigurt që të gjithë policët, por dhe nëpunësit tjerë shtetërorë të jenë tërësisht të informuar për të drejta e tyre dhe për mundësitë që dalin nga Marrëveshja e Brukselit. Vetëm një pjesëtar i policës nga bashkësia serbe është paraqitur në konkursin që ka shpallur Policia e Kosovës. Duhet inkurajuar njerëzit të pranojnë mundësi të reja dhe kështu ata të sigurojnë të ardhmen në Kosovë”, ka thënë Kacin .

Kacin ka vlerësuar se me miratimin e Ligjit për rrjetin e gjyqeve praktikisht janë suspenduar gjyqet e Serbisë në Kosovë si dhe gjyqet që kanë pasur kompetenca mbi Kosovën.

Beogradi e Prishtina duhet të bëjnë edhe më shumë përpjeke të përbashkëta për ta mundur krimin në veri të Kosovës i cili atje ka metastazuar gjatë vakuumit juridik me vite e në hije të të ashtuquajturave struktura paralele, ka thënë Kacin.

Për Kacinin, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit është çelës i përparimit ë Serbisë në integrimet evropiane.

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit