21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Zelensky: Ne ende duhet të luftojmë – çdo ditë dhe çdo natë duhet të kërkojmë mënyra për t’i shkaktuar dëm maksimal armikut

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një fjalim të ri, pas përfundimit të ditës së 17-të të agresionit rus në Ukrainë.

Ai shpalli një numër dekoratash ushtarake për ushtarët ukrainas – shumica prej tyre u dhanë pas vdekjes.

Zelensky komentoi gjithashtu situatën në Kherson, një qytet ukrainas nën kontrollin rus, përcjell Telegrafi.

Autoritetet lokale kanë thënë se një referendum po planifikohet nga Rusia me synimin për ta bërë rajonin një republikë separatiste të ngjashme me disa pjesë të tjera të Ukrainës lindore – Donetsk dhe Luhansk.

“Pushtuesit në rajonin e Khersonit po përpiqen të përsërisin përvojën famëkeqe të formimit të pseudo-republikave”.

“Nuk do ta nënvlerësoj kërcënimin. Dhe nuk do t’i ekzagjeroj arritjet. Ne jemi njerëz të ndershëm, jo si Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Që gënjen të gjithë – miliona qytetarë të saj dhe madje edhe kreun e Federatës Ruse. Kështu që unë them sinqerisht: Ne ende duhet të luftojmë. Çdo ditë dhe çdo natë duhet të kërkojmë mënyra për t’i shkaktuar dëm maksimal armikut. Në të gjitha fushat e mbrojtjes. Pranë Zhytomyr dhe Kiev, afër Chernihiv dhe Sumy, afër Kharkiv dhe Luhansk, pranë Donetsk dhe Mariupol, në jug të vendit dhe në vijën e frontit diplomatik”. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit