8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

“Zgjohu”: Qeveria e Maqedonisë t’i lë të qetë shqiptarët

Zgjohu-Levizja qytetareLëvizja ”Zgjohu” ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për vendosjen e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës në Maqedoni bashkë me automjetet që vijnë nga Kosova.

“Konsiderojmë që ky vendim i njëanshëm i Qeverisë në Shkup dëmton rëndë ekonominë e vendit, por njëkohësisht vendos në situatë të vështirë edhe shqiptarët në të dy anët e kufirit për arsye të lidhjeve të afërta familjare midis tyre. Ky vendim vështirëson edhe qarkullimin e njerëzve në vendkalimet e pakta me Kosovën për shkak të radhëve të gjata të automjeteve”, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas tyre, dje qytetarët shqiptar nga Kosova janë grabitur, pasi për pagesën e tyre për të hyrë në Maqedoni iu dorëzonin një fletë absolutisht të pavlefshme në vend të faturës fiskale siç parashihet me ligj.

Lëvizja Zgjohu ftoi Qeverinë e Maqedonisë që t’i lë të qetë qytetarët shqiptarë nga Kosova dhe familjarët e tyre në Maqedoni nga përplasja ekonomike ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe të tërheq menjëherë vendimin absurd dhe të papranueshëm.

Më Shumë

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Lajmet e Fundit