19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Zidane zotohet se Real Madridi do të luftojë deri në fund për titull në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është zotuar se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull në La Liga, pas barazimit të së dielës me liderin Atletico Madrid.

Luis Suarez e kaloi Atleticon në epërsi herët në pjesën e parë në Wanda Metropolitano, megjithatë Benzema ia shmangu humbjen Realit dhe nuk e lejoi rivalin dhe liderin të shkëputet edhe më shumë në garë për titull duke e shënuar golin e barazimit në çastet e fundit, raporton Gazeta Express.

Atletico mbetet lider tani me 59 pikë, tri më shumë se Barcelona në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Reali në pozitën e tretë. Skuadra e Diego Simeones, megjithatë, e ka zhvilluar një ndeshje më pak se dy rivalët e saj dhe rrjedhimisht e ka mundësinë ta rrisë epërsinë ndaj tyre në krye të La Ligës edhe më shumë.

Zidane tha pas ndeshjes së synimi i kampionit në fuqi është të luftojë deri në frymën e fundit kundër rivalit të qytetit.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë. Ne e dimë se kanë mbetur edhe shumë ndeshje, prandaj do të luftojmë deri në fund”, tha Zidane.

“Çdo gjë mund të ndryshojë gjithmonë. Ne po i bëjmë mirë gjërat dhe mund të përmirësohemi. Këtë do ta bëjmë. Jam krenar me të gjithë lojtarët e mi. Jemi të bashkuar dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.

Më Shumë

Peja 03 transferon Diedona Halitajn nga Bashkimi

Klubi i Peja 03, sonte e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e ri vendor të skuadrës, duke njoftuar se me fanellën e tyre do të...

Kryetari i Bordit të Kompanisë ‘ABI’, Irfan Fusha, vizitoi Shoqatën ‘ESNAF’

Kryetari i Bordit të Kompanisë së njohur ABI, z. Irfan Fusha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në ambientet e Shoqatës 'ESNAF", ku është pritur...

Lajmet e Fundit