16.6 C
Prizren
E diel, 9 Gusht, 2020

214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 10 raste në Prizren

IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. 60 persona janë shëruar.

Ndërsa, në Prizren janë konfirmuar 10 raste pozitive.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

60 TË SHËRUAR DHE 214 RASTE ME COVID-19!

Sot më 08 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Këto masa rekomandohen në çdo vend!

Ruani të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike!
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

Kryeministri Hoti doli pozitiv me Covid-19, sot bëri disa vizita në Dragash

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë pozitiv me virusin Covid-19. I njëjti tregoi se nuk kishte simptoma, përpos një kollë të lehtë. Sot, Hoti...

Prizren: Dënohet i akuzuari për dhënie të 20 eurove ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuari për dhënie të ryshfetit, Adem Curra. Ai është dënuar me 1 vit...

Contes po i luhatet vendi i punës te Interi, dy emra të mëdhenj në listë për stolin e zikaltërve

Antonio Conte mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim në stolin e zikaltërve. E gjitha kjo pas deklaratave të tij të fundit...

Duke ndodhur: Zyrtarët e Qeverisë publikojnë foto duke ekzekutuar 170 eurot për punëtorët

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë po ekzekutojnë 170...

Presidenti nderon mjekët që humbën betejën me COVID-19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nderuar pesë mjekët të cilët humbën betejën me COVID-19 pasi paraprakisht ishin infektuar në krye të detyrës. Kreu i...

Sulmohet fizikisht tekniku mjekësor i Spitalit të Prizrenit

Është sulmuar fizikisht një teknik mjekësor i Spitalit të Prizrenit. Rrahja ka ndodhur dje. Rasti është raportuar nga Policia e Kosovës. Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur...

Duda Balje me pasuri marramendëse, vitin e kaluar bleu veturë 25 mijë euro

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka filluar publikimin e...

Lirohet veterani i UÇK’së që u ndalua në aeroport nga autoritetet turke

Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë, raporton Express. Lajmin e ka bërë të...

Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë Veriut. Seancën do ta udhëheqë kryetari në largim Talat Xhaferi. Seanca konstituive do të zhvillohet me votim mekanik dhe nën masa...

Tërbohet rinia shqiptare, alkool dhe ‘shkuma party’ (FOTO)

Festat në bregdet, shkuma parti me muzikë, pa asnjë distancim dhe masa anti Covid që as respektohen mes të rinjve. Kjo është panorama e...

Gjenova bëhet me urë të re dy vjet pas shembjes tragjike

Renzo Piano e shikon veprën e tij – një zgjatje e madhe e betonit dhe hekurave që shkon përtej një kilometri. “Kur kryeni një punë,...

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se...

Pse e dashurojnë Kadarenë, francezët?

Botuar në 1973 dhe 1988 pas shumë vitesh censurimi: “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit”, nga shqiptari Ismail Kadare,...

“Pa PDK-në nuk mund të sigurohen numrat për rrëzimin e Qeverisë”

Nisma e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti, është vështirë e realizueshme...

Iniciohen pesë raste në Prizren për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se ka iniciuar raste ndaj pesë personave për mosrespektim të masave të Qeverisë së Kosovës...

Sot katër ndeshje tjera në kuadër të Europa League

Ndeshjet e Europa League vazhdojnë edhe sonte. Në program janë katër ndeshjet e radhës. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Romës,...

Lajmet e Fundit

Mozzik anulon edhe tubimin në Prizren për shkak të masave kundër koronavirusit

Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm sot në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të...

Vetaksident në hyrje të Malishevës

Para më pak se një orë në hyrje të Malishevës një shofer i një automjeti është vetaksidentuar duke rënë në kanalin e ujërave atmosferike,...

Duke ndodhur: Zyrtarët e Qeverisë publikojnë foto duke ekzekutuar 170 eurot për punëtorët

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë po ekzekutojnë 170...

BRE – një pasthirrmë e çuditshme

Shkruan: Prof. Gani Rudaj E vetmja shkencë shoqërore që merret me tërësinë e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë si...

12 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 315 numri i të vdekurve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Dje ishin 303 të vdekur kurse sot është njoftuar edhe...