10.2 C
Prizren
E diel, 27 Shtator, 2020

39 të vdekur nga COVID-19 në Prizren, 22 vetëm në korrik

Autoritetet komunale të Prizrenit, të enjten, në seancën e Kuvendit të Komunës kanë raportuar se në këtë komunë janë 108 raste aktive me COVID-19, derisa që prej fillimit të pandemisë si pasojë e kësaj sëmundjeje kanë vdekur 39 qytetarë. Në të njëjtën kohë është theksuar se aktualisht 83 persona janë të hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit, prej të cilëve 56 janë pozitivë me Covid-19, raporton KOHA.

i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, në seancën e Kuvendit të Komunës ka dalë për të paraqitur raportin e punës së Shtabit emergjent lokal për menaxhimin e pandemisë, por me pajtimin e kuvendarëve nuk e ka lexuar dokumentin, por vetëm ka ofruar pasqyrë të shkurtër lidhur me situatën e krijuar.

“Në Komunën e Prizrenit janë 108 raste aktive me COVID-19. 39 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 vetëm në Komunën e Prizrenit. Në prill kanë qenë 2 raste të vdekjes, në maj 2 raste, qershor 12 raste, korrik 22 raste, dhe në gusht vetëm 1 rast, por gushti akoma s’ka përfunduar”, ka thënë Visar Shehu.

Sipas tij, 27 punonjës të angazhuar në Kujdesin Parësor Shëndetësor janë prekur nga COVID-19, derisa 12 prej tyre janë shëruar, pastaj 7 raste janë pozitive aktive dhe 8 raste në vetizolim për shkak se ishin raste të kontaktit. Ai ka ofruar edhe të dhëna për numrin e pacientëve të hospitalizuar në Spitalin rajonal.

“Sa i përket Spitalit rajonal të Prizrenit, për momentin që po flasim janë 83 pacientë të hospitalizuar. Nga ta, 56 janë pozitivë në Spitalin rajonal dhe 27 janë në pritje të rezultatit apo janë të dyshuar për COVID-19, por akoma nuk e kanë marrë rezultatin. 48 janë me oksigjenoterapi për momentin, me CPA maskë janë 4 pacientë dhe 1 në intubim”, ka shtuar Shehu.

Në anën tjetër, anëtarët e Kuvendit të Prizrenit me qëllim të kursimit të kohës për pikat e tjera të rendit të ditës nuk kanë debatuar rreth raportit të punës së Shtabit emergjent lokal për menaxhimin e pandemisë.

- Advertisement -

Më Shumë

Ka filluar rregullimi i shkallëve të stacionit policor në Malishevë

Investimet e Komunës së Malishevës, përkatësisht projektet e planifikuara nga Drejtoria e Urbanizmit, që një ndër to është edhe rregullimi i infrastrukturës së shkallëve...

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë. Rezultatet kanë dalë nga 664 mostra të marra nga...

Aktorët e Teatrit të Prizrenit mbesin pa rroga, ja arsyeja

11 aktorët e Teatrit të Prizrenit kanë mbetur pa paga tash e disa muaj. Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në Kanal 10, ka folur...

Thaçi dekoroi ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. Thaçi...

Muharrem Qena, artisti shumëdimensional që ia kushtoi një jetë artit

Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si...

Në Prizren një person plagoset me predhë

Një person ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një predhe, raporton PrizrenPress. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës së të shtunës në Prizren. Sipas Policisë,...

Prizren/ E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Flutura Açka sjell librin që s’mundi ta shmangë…

Dy vite pas humbjes së djalit të vetëm, shkrimtarja e njohur Flutura Açka shkruan librin më të vështirë te jetës së saj. Ai është...

Masat që pritet të lehtësohen

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike me COVID0-19. Në takimin e kryesuar...

Mashtruesit dhe të mashtruarit që themeluan Gjykatën Speciale!

Nga Zafir Berisha Senatori zvicërran Dick Marty me ndihmën e shërbimit sekret të Serbis dhe Rusis dhe ndonjë argati të mbetur në Kosovë, duke përdorë...

Dalin statistikat, kaq është paga mesatare e kosovarëve në Gjermani

Mbi 900 mijë shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani. Mbi 350 mijë janë në marrëdhënie të rregullta pune, shumica si të kualifikuar. Por...

Kim Kardashian vjen si një ‘Rapunzel’ e kohëve moderne

Flokët e gjatë duket se do të jenë në modë për aq kohë sa do të egzistojë njerëzimi. Kim Kardashian, e konsideruar si një nga...

Eksperti i njohur gjerman habit me deklaratën: Virusi nuk është aspak i rrezikshëm, duan të bëjnë para me vaksinën

Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë!Në demonstratat e Coronës, në biseda...

Mungon i pandehuri dhe i dëmtuari, shtyhet seanca për vjedhje në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të hënën ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj të akuzuarve Arian Përzhaku dhe Erlind Gegaj për...

Dënohet me gjobë i akuzuari për shfrytëzim ilegal të burimeve natyrore në Krushë të Madhe

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me 600 euro gjobë për të akuzuarin për veprat penale “Dënimet penale për aktivitetet...

Abdixhiku reagon kundër emërimit të Zafir Berishës

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike. Duke shpërndarë njoftimin se i është thyer...

Lajmet e Fundit

Hotelierët dhe gastronomët e Prizrenit e mirëpresin vendimin e qeverisë

Zgjatja e orarit të punës dhe lejimi i klienteles në ambiente të mbyllura është mirëpritur nga të gjitha shërbimet hoteliere dhe gastronomët e Prizrenit. Për...

Përmbysje spektakolare, Inter fiton në 2 minuta

Inter dhe Fiorentina kanë dhuruar spektaklin e radhës në Serie A. Dy përmbysje rezultatesh, por në fund triumfon skuadra zikaltër 4-3. Një ndeshje vërtet...

S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit

Edhe ky vit i ri shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në...

Nisma në Prizren planifikon zgjerimin me anëtarë të rinj

Kryesia e Nismës në Prizren ka diskutuar për planin e veprimit të zgjedhjeve të brendshme. Në këtë takim është kërkuar nga kryetarët e nëndegëve hapja...

Kalaja e Prizrenit, punëtorët nuk dolën në punë për shkak të mospagesës

Ndonëse qeveria vendosi t’i lejojë vizitat në muzetë në ambiente të mbyllura, vizitorët e Kalasë së Prizrenit nuk e patën fatin ta vizitojnë muzeun. Punëtorët...