26.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Prezantohen anëtarët e jurisë në DokuFest 2020

DokuFest ka prezantuar sot anëtarët e jurisë për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga data 7 deri me datën 25 Gusht, në një platformë online të krijuar enkas për këtë edicion, në bashkëpunim me Festival Scope dhe Shift72, shkruan KultPlus.com

Në një total prej tetë kategori garash, kjo juri e përbërë nga drejtues të festivaleve të ndryshme, regjisor të filmave por edhe artdashës nga vendi, rajoni edhe bota do të shikojnë filmat në internet dhe të zgjedhin filmat e tyre të preferuar nga një grup prej 90 filmash, që përfaqësojnë 51 vende të ndryshme.

Në kategorinë “Ballkan – Dox” anëtarë të jurisë do të jenë Theodore “Teddy” Grouya, Nora Agapi dhe Burak Çevik. Kurse në kategorinë “Int’l – Feature Docs” janë Patrick Bresnan, Rebecca De Pas dhe Greg de Cuir. Kategoria Int’l – short docs” si juri ka Marko Grba Singh, Kaltrina Krasniqin dhe Matt Lloyd.

Kategoria e filmave “Human Right Docs”ka si anëtarë të jurisë ka Pia Hellenthal, Shkëlzen Gashin dhe Rachel Leah Jones. Ndërkaq në kategorinë “Green Docs” anëtarë të jurisë janë Brett Story, Virtyt Gacaferi, Jumana Manna. Kurse në kategorinë “Truth”si anëtarë të jurisë janë përzgjedhur Paul Williams, Wanling Chen, Jason Ryle.

Kategoria e fundit “Internationat Shorts & National” përfshinë jurinë e përbërë nga Ismet Sijarina, Ena Sendijarevi?, dhe Daniel Ebner.
https://dokufest.com/en/news/dokufest-2020-jury-announced.

Më Shumë

Rexhaj shpjegon ‘ofertën’ e Kurtit: Nuk do të ketë zgjedhje blanko e të menjëhershme, duhet të de-kriminalizohet veriu

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka komentuar bisedën telefonike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara...

Zyrtare: Rafael Leao rinovon me Milan-in, detajet

Tashmë është zyrtare, Rafael Leao ka rinovuar kontratën me Milan-in deri në vitin 2028, siç njofton klubi kuqezi në një deklaratë të publikuar në...

Lajmet e Fundit