12.2 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2020

“500 euro copa”, prokuroria zbulon ‘fabrikën’ e diplomave fals në Prizren

Pazari me diploma u kishte ecur si mos më mirë deri javën e kaluar një grupi të të rinjve nga Rajoni i Prishtinës dhe Prizrenit. Për më shumë se një vit, ata kanë falsifikuar diploma të aftësimit profesional, diploma të shkollës së mesme dhe certifikata kundrejt pagesave prej 500€, 1300€, 2000 € për diplomë.

Por, biznesi iu mbeti në gjysmë të premten kur u arrestuan nga Policia e Kosovës. Me kërkesë të Prokurorisë, atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Express iu sjell detaje rreth këtij veprimtarisë së këtij grupi

Arjeta Shabani

Më shumë se një vit kohë i janë dashur Policisë së Kosovës që t’i bjerë në gjurmë një grupi të të rinjve që merreshin me falsifikimin e diplomave. Që nga viti i kaluar, ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumente në këmbim të parave.

Për falsifikimin e vetëm një diplomë, ata janë paguar prej 500 deri në 2 mijë euro.

Ata janë arrestuar tek të premten, pas një aksioni të Policisë së Kosovës në këto dy rajone. Gjatë bastisjes në këto rajone, janë sekuestruar para, telefona mobilë, kopje të diplomave të profileve të ndryshme, vula dhe formularë të ndryshëm.

“Pesë (5) personat e dyshuar tanimë të arrestuar, duke vepruar në grup në një periudhë kohore, me veprimtari ilegale të shtrirë në disa komuna dhe rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës në këmbim të pagesave në tarifa të ndryshme, kanë siguruar dokumente zyrtare të falsifikuara–diploma të aftësimit profesional, diploma të shkollimit të mesëm e të tjera, për persona të ndryshëm”, kishte njoftuar Policia të premten.

Lidhur me veprimtarinë e këtij grupi, kanë dhënë detaje nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Në Prokurorinë kanë treguar se të arrestuarit në aksionin e së premtes janë M.H., dhe D.G., nga Prizreni, A.R., nga Fushë Kosova, F.Xh., nga Prishtina dhe B.A., nga Podujeva.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, i ka thënë Gazetës Express se ata dyshohen për falsifikim të diplomave të aftësimit profesional, diplomave të shkollave të mesme dhe certifikatave, që nga viti i kaluar.

Sipas Mehmetit, pazari për falsifikimin e këtyre dokumenteve sillej nga 500 deri në 2 mijë euro.

“Të njëjtit, në mënyrë të organizuar që nga fillmi i vitit 2018 – 2019 përpilojnë dokumente të falsifikuara, si diploma të aftësimit profesional (kurse 6 mujore), diploma të shkollave të mesme, çertifikata etj., me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, kundrejt pagesave prej 500€, 1300€, 2000 € për diplomë”, ka thënë Mehmeti.

Pesë të arrestuarit, aktualisht gjenden në paraburgim. Me kërkesë të Prokurorisë, atyre i’u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Për të njëjtit ekziston dyshimi i arsyeshëm se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, “Falsifikimi i dokumentit” nga neni 390 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2, e në lidhje me nenin 31 të KPRK –së. Personat në fjalë, gjenden në ndalim nga data 09.10.2019, dhe me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, i’u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në përgjigjet e Mehmetit drejtuar Gazetës Express.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i falsifikimit të dokumenteve. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 350 raste të tilla.

Bazuar në këto të dhëna, që nga viti 2016 në vend kanë qenë rreth 1 mijë e 400 raste të falsifikimit të dokumenteve dhe rreth 160 raste të posaçme të falsifikimit.

Sipas Policisë, viti me më së shumti raste të tilla po del të ketë qenë 2016’ta.

Statistikat e Policisë së Kosovës
Ndryshe, falsifikimi i dokumenteve dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Nenit 390 të Kodit Penal, kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, dënohet me gjobë dhe burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

“Kushdo që e kryen veprën e paraparë në paragrafin 1 ose 2 të këtij neni si anëtar i grupit të njerëzve, dënohet me gjobë dhe burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”. /Gazeta Express

- Advertisement -

Më Shumë

Petrit Çeku me shokë s’e ndalin muzikën në kapërcime distancash

Kitaristi i shquar Petrit Çeku, nga banesa e tij në kryeqytetin kroat po vazhdon të ndajë për publikun performancat me miqtë e tij në...

Thaçi e fton Kurtin në takim më 1 prill

Pasi paralajmëroi se do të nisë konsultimet me partitë politike, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin në takim. Në...

Aventura me Interin drejt fundit, dy alternativa për të ardhmen e Godin

Diego Godin ishte një nga afrimet më të bujshme të Interit në verën e kaluar. Zikaltriti siguruan me parametra zero shërbimet e ish-kapitenit të...

Haradinaj kryen konsultimet: Më mirë të kemi qeveri të re, AAK-ja mund ta mbështesë pa u bërë pjesë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para mediave pas takimit që pati me të parin e shtetit, Hashim Thaçi. Haradinaj fillimisht ka falënderuar të...

ShBA, regjistrohen 920 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në SHBA është rritur në 4 090, pasi 920 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të...

71 vjet NATO

E themeluar 71 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse...

Bella Hadid “sfidon” koronavirusin, me bikini dhe shumë seksi

Modelja Bella Hadid sfidon koronavirusin duke dalë jashtë me bikini për të marrë rrezet e diellit. Modelja e njohur ka zgjedhur të kalojë ditët në...

Pëllumbat ”banorët” e vetëm të shesheve simbolike

Për shkak të mbylljes së njerëzve si pasojë e pandemisë së koronavirusit – COVID-19, sheshet simbolike të Stambollit si Taksim, Eyupsultan, Ortakoy dhe sheshi...

Kjo video e Besit dhe Xhenislës do t’ju bëjë të qeshni me lot

Karantinë po ua bëjnë më të lehtë. Bes Kallaku gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie ka qëndruar afër me ndjekësit përmes rrjeteve sociale. Komediani së bashku me...

Aktori i “Star Wars” vdes nga koronavirusi

Andrew Jack, aktori i “Star Wars” ka vdekur në moshën 76 vjeçare pas komplikimeve nga koronavirusi. Jack ishte njëri nga shumë të famshmit që është...

Mino Raiola gati të mbajë fjalën e dhënë, i propozon Realit një… juventin

Mino Raiola është një nga agjentët më të suksesshëm në botë. Ai zotëron të drejtat e shumë emrave të mëdhenj dhe preferon t’iu ndërrojë...

Rasti i parë në Prizren, i infektuari me COVID 19 erdhi para 14 ditësh nga Bullgaria

Në Prizren sot është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. I infektuari është i moshës 58-vjeçar dhe se ka ardhur nga Bullgaria. Detaje rreth...

Prizren, barnatoret që do të punojnë sot pas orës 17:00

Qeveria e vendit ka marrë vendim që barnatoret e licencuara në Kosovë do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Sipas këtij vendimi pas...

Dy vjedhje në Suharekë

Dy vjedhje kanë ndodhur në Suharekë, brenda një dite. Vjedhja e parë ka ndodhur në fshatin Dragaqin, kurse e dyta në Gelancë. Raporti i policisë Fsh. Dragaqin,...

Rama nuk heq dorë, paralajmëron burg për ata që nuk zbatojnë rregullat pas të hënës

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se nga e hëna do të nisin të zbatohen masa të reja ndëshkimore për personat që nuk respektojnë distancimin social...

Limaj kujton masakrën e Burimit, bën thirrje të hetohet secila masakër në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e...

Lajmet e Fundit

20 persona paraqiten në QKMF në Krushë të Madhe, pas njoftimit se dy shitës janë infektuar me koronavirus

Deri më tash janë lajmëruar rreth 20 persona në QKMF në Krushë të Madhe. Kjo, pas njoftimit që është bërë se dy shitës nga Malisheva...

Shitësit e fidanëve në Krushë të Madhe konfirmohen me koronavirus, kërkohet që blerësit të paraqiten në QKMF

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka njoftuar qytetarët se dy shitës të fidanëve në Malishevë kanë rezultuar pozitivë për...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Një person i kërkuar është arrestuar në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është...

De Rossi: Çfarë pasioni, çdo tifoz duhet të vizitojë Bombonerën një herë në jetë

Daniele De Rossi vendosi të transferohej te Boca Juniors verën e kaluar dhe ky vendim u prit mirë dhe emocionoi shumë tifozë. Rrallë ndodh...

Moderatorja Rudina Dembacaj, rrëfen si i propozoi ish deputeti Mark Frroku

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!