Kështu e falënderon Anton Quni Adelina Ismailin për mbështetje

Kandidati për deputet, Anton Quni, falënderon këngëtaren Adelina Ismaili për mbështetjen gjatë fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare.

Quni e ka takuar sot këngëtaren, e cila gjithmonë ka shprehur mbështjetje për LDK’në e në fushatën e fundit ka performuar në disa tubime.

“Me Adelinën e Valin, n’Prizren ma t’bukurin ven’, një kafe e mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së”, ka shkruar Quni, transmeton Gazeta Express.

Quni dhe këngëtarja Ismaili janë miq, e madje këngëtarja ishte nga të parët qe e uronte anëtarin e LDK’së kur ai u zgjodh kryetar i degës së partisë në Prizren.

Ai tregon se nga i mbeti shoqëria me Adelina Ismailin.

“Është besimi në vlerat e përbashkëta, ai që përbën themelin e miqësisë sonë të përhershme. Faleminderit”, ka shkruar Quni. /Express/

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Lajmet e Fundit