18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Aktakuzë ndaj zyrtarit që dëmtoi Komunën e Prizrenit me 28 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren nga ngritur aktakuzë ndaj I.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri I. B., akuzohet se prej muajit mars e deri në fund të vitit 2016, në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër OE-PBC – SHPK nga Prishtina, duke mos respektuar procedurat ligjore, paraqet kërkesë për shpallje të tenderit për projektin “Furnizimin me Software digjital për shërbimin e qytetarëve të Prizrenit”, edhe pse ky projekt nuk ka qenë i planifikuar me buxhetin e vitit 2016, i cili projekt nuk është funksionalizuar, me ç’rast i ka shkaktuar Komunës së Prizrenit dëm në vlerë prej rreth 28 mijë euro.

Njoftohet se po ashtu i njëjti akuzohet se gjatë vitit 2017, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër OE-PBC – SHPK nga Prishtina, pa respektuar procedurat e parapara ligjore, pa kërkuar leje nga organet kompetente qendrore, paraqet kërkesë për shpalljen e tenderit për projektin “Arkiva Elektronike”, i cili projekt nuk është funksionalizuar, me ç’rast i ka shkaktuar Komunës së Prizrenit dëm në vlerë prej rreth 100 mijë euro.

Më Shumë

Bashkëpunim ndërkufitar për fuqizimin e zanateve në Prizren

Kryetari i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci, së bashku me partnerët e projektit nga Handwerkskammer Koblenz (Gjermani), Dhoma Kombëtare Zejtare e Shqipërisë, Qendra Multifunksionale...

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Lajmet e Fundit