19.8 C
Prizren
E enjte, 1 Tetor, 2020

Anulimi i procesit të noterisë, mbi 60 noterë ushtrojnë padi ndaj Ministrisë së Drejtësisë

Anulimi i procesit të noterisë kohë më parë nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka shtyrë mbi 60 kandidatë të cilët kishin kryer këtë provim që të ushtrojnë padi ndaj këtij vendimi të ministres Haxhiu.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar avokati Florin Lata. Lata ka thënë se padia është dorëzuar të hënë më 16 mars.

“Të hënën më datë 16 mars 2020 është dorëzuar padia e mbi 62 kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë, me anë të së cilës nga Gjykata është kërkuar që të anulohet vendimi i Ministrisë së Drejtësisë Nr. 15/2020 me nr.prot. 01- 173 i datës 24.02.2020 për Anulimin e “procesit të provimit të noterisë”, ka thënë Lata.

Avokati përfaqësues i mbi 62 kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë, ka theksuar se vendim i Ministrisë së Drejtësisë është nxjerr në kundërshtim të plotë me dispozitat e Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative, dhe si i tillë është i pa ligjshëm në kuptim të nenit 52 të LPPA-së.

“Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata” ka gjetur shkelje të shumta ligjore në këtë vendim, e të cilat janë përshkruar në padi, ndër të cilat do të veçonim janë mungesën e kompetencës së Ministrit të Drejtësisë për të anuluar vendimet e një komisioni profesional të përbërë nga 2 noterë, 1 gjyqtar, 1 profesor universitar dhe një i punësuar nga stafi civil i Ministrisë së Drejtësisë, ashtu siç edhe e parasheh Ligji për Noterinë.

Prandaj, në përputhje me Ligjin për Noterinë nga momenti kur komisioni profesional ka marr përgjegjësitë, vendimet e tij janë përfundimtare dhe vendimet e tilla mund t’i anulon apo ndryshon vetëm Gjykata. Praktikë të njëjtë kemi edhe me provimin e jurisprudencës, ku Ministria ka vetëm rol organizativ, por assesi nuk ka të drejtë që të anulon rezultatet e provimit”, është shprehu Lata.

Avokati Lata ka shtuar se vlen të theksohet se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk ka as formën që e përcakton Ligji i Procedurës së Përgjithshme Administrative, pasi që ka një dispozitë të paqartë dhe arsyetim tepër të përgjithësuar.

“Theksojmë se me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë është anuluar “PROCESI I PROVIMIT” mirëpo, Ligji për Procedurën Administrative që rregullon vendimet e organeve administrative siç është Ministria e Drejtësisë askund nuk rregullon proceset e as anulimin e proceseve. Ligji përcakton se me një akt administrativ (në këtë rast me vendimin kontestues) mund të anulohet një akt tjetër administrativ, ku duhet të identifikohet qartë se cili akt po anulohet.

Në rastin konkret, Ministria me vendimin kontestues nuk sqaron se cilin akt administrativ po e anulon, pasi që nga shpallja për dhënien e provimit të noterisë e deri te certifikatat që iu janë lëshuar kandidatëve të suksesshëm janë edhe një mori aktesh tjera, ku disa prej tyre nuk janë nxjerr nga Ministria por nga Komisioni profesional” ka theksuar tutje avokati.

Avokati pretendon se arsyetimi i dhënë nga Ministria e Drejtësisë nuk është në përputhje me formën e paraparë me Ligj. Sipas tij në arsyetim nuk sqarohet se cilat prova i ka marr parasysh Ministria e Drejtësisë kur ka nxjerr vendimin kontestues.

“Nuk është dhënë asnjë sqarim pse është ushtruar diskrecioni në rastin e nxjerrjes së vendimit kontestues. Arsyetimi është i përgjithësuar, duke u mos përmendur emra, data, fakte apo shkaqet vendimtare. Disa prova me rëndësi janë injoruar tërësisht nga Ministria me rastin e nxjerrjes së këtij vendimi. MD me qëllim të anulimit të kinse një procesi të paligjshëm, me vendimin kontestues ka nxjerr një akt administrativ të paligjshëm duke i vlerësuar si të paligjshme vendimet e saja të mëhershme por pa sqaruar se si e ka vlerësuar kundërligjshmërinë e tyre. Realisht, vendimi kontestues shkel parimet bazë të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe njëherit cenon rëndë edhe të drejtat kushtetuese të paditësve”, ka deklaruar avokati Florin Lata për Telegrafin.

Lata më tej ka shtuar se vlen të theksohet se kur një organ administrativ vendos që të anulon një vendim të tij në bazë të diskrecionit, siç ka vepruar Ministria e Drejtësisë, i njëjti duhet të ketë arsyetim shumë të qartë dhe të mbështet në dispozitat ligjore, çka nuk ka ndodhur me vendimin kontestues, prandaj, konsiderojmë se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për të anuluar procesin e provimit të noterisë është i paligjshëm dhe si i tillë duhet të anulohet nga Gjykata.

Ndryshe kujtojmë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu më 20 shkurt të këtij viti mori vendim për anulimin e procesit të noterisë.

Ajo pati deklaruar se ky proces nuk ka pasur ligjshmëri, transparencë e as objektivitet, pasi sipas saj, shumica e kandidatëve kanë qenë familjarë dhe militantë partiakë.

Kundër këtij provimi, gjatë vitit 2019, kishte pasur reagime të shumta, duke e cilësuar atë si të komprometuar.
Në gusht të vitit të kaluar, gjashtë organizata të shoqërisë civile, kishin reaguar kundër vazhdimit të procesit për zgjedhjen e Noterëve, sipas konkursit publik të shpallur nga Ministria e Drejtësisë (MD).

Sipas OJQ-ve, procesi në fjalë nuk mund të shtyhej përpara, pasi që kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje dhe komprometimit të këtij procesi në publik, duke shtuar se është i papranueshëm vazhdimi i këtij procesi.

Përmes këtij reagimi, OJQ-të në fjalë kishin kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ri-shikimin e vendimit për konkursin publik të noterëve, duke kthyer atë në pikën zero.

- Advertisement -

Më Shumë

Kur duhet ta vendosni maskën dhe kur kjo nuk është e nevojshme?

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrotje nga COVID-19. Në këtë udhëzues tregohet se kur qytetarët duhet që t’i...

Sulm seksual në Prizren

Një person ka raportuar në Polici se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar. Policia ka raportuar se i dyshuari është arrestuar...

Kush është Naim Qelaj që sot u zgjodh Avokat i Popullit?

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë për gati tre muaj kishte mbetur me ushtrues detyre, pasi Hilmi Jasharit i kishte përfunduar mandati më...

Dafina Zeqiri shkëlqen edhe pa grim, ja si duket

Dafina Zeqiri, një ndër këngëtaret më të dashura për shqiptarët anë e mbanë botës , kësaj here ka vendosur të tregojë bukurinë pa grim. Gjithmonë...

Komuna e Prizrenit pranon donacion 151 tableta dhe pajisje të ndryshme shkollore

Komuna e Prizrenit sot ka pranuar një donacion nga Banka Raiffaisen në Kosovë dhe Stepic Cef Chairty nga Vjena, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, donacioni përfshin...

Trump: Krerët e Kosovës dhe Serbisë po përqafoheshin në Zyrën Ovale, ishte e bukur ta shihje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u ka treguar për Marrëveshjen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë. Në tubimin parazgjedhor...

1.674 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret...

Një rrëfim i veçantë për jetën dhe veprimtarinë e kolosit Jusuf Gërvalla

“Një ditë kemi me u dhanë fund të gjitha këtyre”, kështu përfundon poezia “Jeta” e poetit Jusuf Gërvalla, e njëmend jetës së tij i...

Lagjja “Dardania 2” në Prizren me probleme me rrugën dhe kanalizimin (Video)

Banorët e lagjes më të re të Prizrenit, "Dardania 2", po ballafaqohen tash e disa vjet me mos rregullimin e rrjetit të kanalizimit. Banorët thonë...

Mustafa thotë se kanë hequr vijat e kuqe për PDK’në

Ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të...

Ministri Quni niset për vizitë zyrtare në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, niset për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Përveç me ministrin e...

Prizren, Haskuka në telashe pasi që Kuvendi nuk ia miraton buxhetin

“Buxhet i asfaltit e kubëzave”, “buxhet i fushatës e i partisë”, “buxhet i tenderëve”. Nën këto akuza dhe arsyetime opozita e Prizrenit nuk e ka...

Mbi gjysmë milioni euro diaspora dërgon në Kosovë

Edhe pse kohë pandemie dhe kriza ekonomike ka prekur pothuajse çdo vend në botë, remitencat apo të ardhurat nga bashkatdhetarët tanë nuk kanë rënë,...

Për të dytën herë në radhë, dështon të mbahet seanca për sulm ndaj një personi në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të martën për të dytën herë në radhë ka dështuar të nis gjykimi ndaj të akuzuarit...

Si përhapet koronavirusi përmes ajrit: Pesë lexime thelbësore

Nga Stacy Morford Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej muajsh, se koronavirusi mund të përhapet nga aerosolet – spërklat e vogla të frymëmarrjes që përhapin njerëzit kur...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në Dyz

Një person i kërkuar është arrestuar dje në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. Ai është dërguar në burgun e sigurisë në...

Lajmet e Fundit

Policia bastis një mishtore në Prizren, dyshohet për mish të kontrabanduar

Gazeta Sinjali mëson se disa zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficer të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u kanë zbarkuar edhe në...

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë ndarë? Këngëtarja i jep fund të gjitha dyshimeve

Ata të dy nuk e kaluan së bashku karantinën dhe nuk postonin foto në rrjetet sociale me njëri-tjetrin. Mediat e huaja rozë raportuan se Camila...

Hoti premton mbështetje për komunitetin boshnjak në Prizren

Në vazhdën e vizitave në Prizren, kryeministri Avdullah Hoti ka qëndruar sot për vizitë në Reçan, me ç’rast ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të...

Inaugurohen punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë

Hyrja për në qytetin e Prizrenit tashmë pritet të jetë më e lehtë për gjakovarët. Kjo pasi të enjten janë inauguruar punimet për zgjerimin...

Dy të vdekur nga COVID-19, njëri nga Prizreni

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy të vdekur e 43 raste të reja. Gjithashtu, janë shëruar 123 persona. "Gjatë 24 orëve të...