22.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Arrihet marrëveshja për prishjen e kontratës, ylli i Barcës sytë nga Serie A

Arturo Vidal është vetëm një hap larg rikthimit në kampionatin italian dhe me shumë gjasa e ka prerë tashmë biletën e udhëtimit nga Barcelona në Milano, ku e pret trajneri me të cilin punoi edhe te Juventus, Antonio Conte.

Mesfushori kilen ka dalë jashtë planeve të trajnerit Ronald Koeman dhe duke qenë se i ka mbetur vetëm një vit kontratë me klubin “blaugrana”, po negocion një ndarje konsensuale për t’u larguar menjëherë nga Katalunja.

Sipas mediave në Spanjë e Itali menaxheri i futbollistit, Fernando Felichivich e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Barcelonës për prishjen e parakohshme të kontratës dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet sot në një takim me presidentin Bartomeu.

Kështu mesfushori pritet që të udhëtojë drejt Milanos që mbrëmjen e sotme, ose maksimumi nesër paradite për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nisur menjëherë stërvitjen nën urdhrat e Antonio Contes.

Vidal ka arritur tashmë marrëveshjen me Interin dhe do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me zikaltrit, me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe me opsionin për rinovimin edhe për një vit të tretë, nëse do të jetë në formë të mirë.

Mesfushori kilen ishte kërkesa e parë e Antonio Contes që kur shkeli në Milano më tepër se një vit më parë dhe tani trajneri do të ketë në dispozicion futbollistin e tij të preferuar, ndërsa Interi do të ketë në organikë një emër me mjaft eksperiencë në arenën italiane e ndërkombëtare.

Më Shumë

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë - Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës...

Lajmet e Fundit