9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

ATK-ja krenohet me rezultatet, për 20 vjet mblodhi mbi 4 miliardë €

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë përvjetor jubilar u vlerësua kontributi i ATK-së në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit, ndërsa u dhanë lëvdata të shumta për funksionimin, avancimin dhe modernizimin e këtij institucioni shtetëror.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së- Ilir Murtezaj tha se ATK-ja për 20 vjet ka mbledhur mbi 4 miliardë euro tatime dhe mbi 1 miliard euro kontribute pensionale.

“Kam nderin të përshëndes të pranishmit në ATK sot shënon 20 vjetorin e themelimit që sigurisht gjatë rrugëtimit ka pasur sfida ku në të njëjtën kohë ATK ka prekur rezultate të jashtëzakonshme në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Misioni i ATK-SË është ngritja e jetës qytetare në përputhje me ligjet e Kosovës. Si rezultat i punës profesionale ATK-ja për 20 vite ka arritur të mbledh mbi 4 miliardë e 707 euro tatime, dhe 1 miliard e 797 euro kontribute pensionale. ATK ka zhvilluar një organizim profesional’, tha ai.

Shefi i ATK-së përmendi edhe disa të arritura gjatë vitit që posa lamë pas.

“Në këtë vit ATK ka krijuar sistemin elektronik, për ATK sistemi elektronik ka reduktuar koston deklarative në të njëjtën kohë për tatimpaguesit ka kursyer kohën dhe gabimet e mundshme. Tani jemi në finalizim të realizimit të objektivave për vitin 2020- 2021”, tha Murtezaj.

Presidenti Hashim Thaçi tha se ATK-ja është ndërtuar nga zeroja dhe ka shënuar rezultate të shumta dhe më e rëndësishmja është se ATK-ja është dashur të ndërtoj besimin e qytetarëve për mbledhjen e tatimeve për shkak të përvojës së hidhur që pati me shtetin serb.

“Sot është një ditë e veçantë që shënon 20 vjetorin të themelimit të atk-së dhe ky vendim  vuri themelet e strukturës që mundëson mbledhjen e tatimeve nga të gjithë në Kosovë. ATK-ja është ndërtuar nga zeroja, kurse kanë arritur suksese kolosale sot, fillimisht bashkë me partnerët ndërkombëtarë është dashur të ndërtohet korniza ligjore, më e rëndësishme është dashur të ndërtohet besimi i qytetarëve dukee pasur parasysh përvojën e hidhur me shtetin e kaluar serb:, tha ai.

“Sot shumë është arritur në 2 dekada të gjithë kemi arsye të ndihemi kirë dhe krenar ATKsot funksion me praktika më të mira ndërkombëtare, legjislacioni relevant përmbush standardet më të larta ndërkombëtare, kanë mbetur edhe shumë sfida që duhet të zgjidhen për çfarë kam besim të madh që do të tejkalohen, kjo vetëm sa do ta forcon shtetin dhe ekonominë e Kosovës e gjithë kjo do ta rris besimin e qytetarëve. Urime 20 vjetori i ATK-së edhe shumë suksese di ta keni ërkrahjen time ju dëshiroj edhe më shumë suksese”, tha presidenti Thaci.

Mustaf Grainca, zëvendësministër i Financave tha se ATK-ja ka rritur integritet të lartë profesional dhe se këtë e kanë dëshmaur institucionet kredibile ndërkombëtare.

“Dua të uroj ATK- në për 20 vjetorin e themelimit kemi shumë arsye për të festuar.  ATK është një ndër institucionet më më shumë përgjegjësi në Republikën e Kosovës, ATK ka arritur integritet të lartë profesional ky është një vlerësim i institucioneve ndërkombëtare si FMN, GIZ e të tjerë. ATK në vitin 2019 ka pasur një vit shumë të suksesshëm në mbledhjen e tatimeve”

Hilel Trand, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se ATK-ja është në rrugë të mbarë për t’u modernizuar dhe se është duke luajtur një rol të rëndësishëm për qytetarët.

“ATK është në rrugën e duhur për tu bërë një ATK moderne, është një prej shtyllave kryesore në menaxhimin e të hyrave, kjo luan një rol shumë të rëndësishëm për qytetarët. Ka ende shumë punë për tu bërë, dua të thënë se BE do të jetë pran jush do të bashkëpunojë ngushtë me ne”, tha ai

Arian Zeka- nga oda amerikane tha se janë impresive rezultatet e ATK-së për 20 vjet, ndërsa shprehu zotimin për një partneritet të mëtejmë ndërmjet ATK-së dhe Odës Amerikane.

“Janë inpresive rezultatet e ATK-së për 20 vite për mbushjen e thesarit të vendit, dhe avancimi i partneritetit publiko-privat.  Janë të shumta të arriturat që kjo organizatë ka për 20 vite si për përmirësimin e legjislacionit, ka ende shumë punë për tu bërë, në luftimin e ekonomisë joformale. Si drejtor i OEAK-ut do të shprehë zotimin për partneritet të sinqertë”, tha ai.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit