21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Dje, u arrestuan katër persona në Prizren

Katër persona janë arrestuar dje në Prizren.

Dy prej tyre zyrtarë ligjor të Komunës.

Policia njofton se zyrtarët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë zyrtarë në Kuvendin Komunal në Prizren, pasi që dyshohet se kanë bërë keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, dy të arrestuarit e tjerë janë dërguar në burgun e Dubravës.

Ata janë arrestuar me urdhër të gjykatës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin...

Boksieri Shqipjon Hoti viziton Rahovecin, nderohet për sukseset në boksin profesionist

Boksieri profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hoti, ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili e ka nderuar për...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit