24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kapen dy telefona

Mbrëmë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë një bastisje pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së.

“Me të pranuar informacionin oficeret korrektues, në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale të pranuar, prej orës 21:50 – 22:20 është bërë një bastisje e dhomës B1, në të cilën ishin të vendosur katër të paraburgosur.

Bastisja ka rezultuar pozitive, pasi në komodinën plastike në një pjesë të kamufluar janë gjetur dy telefona mobil të tipit Iphone 5 dhe një karikues”, thuhet në njoftim.

SHKK-ja njofton se pas intervistimit të të paraburgosurve të kësaj dhome të njëjtit janë veçuar deri në hetimin e rastit, si dhe janë iniciuar procedura disiplinore ndaj  tyre.

Më Shumë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Lajmet e Fundit