Zbulohet propozimi i Juventusit për të ‘rrëmbyer’ Pogban

Juventusi po negocion me agjentin Mino Raiola për të rikthyer Paul Pogban në Torino.

Sipas “Le10sport”, bisedimet kanë filluar me seriozitet pas muajsh flirtim me idenë e një rikthimi të mesfushorit te bardhezinjtë.

Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain nuk duket se janë të gatshëm të paguajnë për Pogban dhe në këtë situatë pritet të përfitojë Juventusi.

Drejtues të “Zonjës së Vjetër” kërkojnë të bëjnë pazar duke ofruar Miralem Pjanic dhe një shumë parash në shkëmbim të Pogbas.

Kujtojmë që Pogba bëri 178 paraqitje me Juventusin, duke kontribuar 34 gola dhe 40 asistime.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit