11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Bizneset në Komunën e Dragashit në gjendje të rëndë

Pandemia përveç në shëndetin publik ka goditur edhe ekonominë në vend, ku bëjnë pjesë edhe bizneset nëpër komuna.

Subjektet ekonomike më të goditura janë ato të gastronomisë dhe kompanitë me veprimtari prodhuese.

Shumë biznese në komunën e Dragashit janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen pran shuarjes për shkak të ndikimit nga pandemia.

“Gjendja është shumë e rënduara tek bizneset, shpresojmë se me pakon emergjente sado pak do të mbështeten, por prapë se prapë bizneset në komunën e Dragashit nuk janë shumë të fuqishme sa t’i përballojnë këtë situatë. Si komunë edhe më herët kemi marrë vendim që të heqim taksat komunale përkundër që kemi një buxhet të kufizuar. Është bërë falja e qirave për gjashtë muaj për ato biznese që e shfrytëzojnë pronën komunale, por megjithatë duket se nuk do të jetë e mjaftueshme… Ndryshe, nëse zgjatë kjo situatë kam frikën e madhe se ndoshta një pjesë e tyre edhe do të falimentojnë, kur kihet parasysh fakti se bizneset e komunës së Dragashit varen shumë edhe nga prania e bashkatdhetarëve që vijnë për pushime, ndërsa këtë vit kanë arrit që të vijnë vetëm një numër i vogël i tyre”, thotë Shabani për KosovaPress.

Kryetari Shabani shpreh shqetësimin e tij edhe për mungesë të furnizimit të rregullt me energji elektrike.

“Për 20 vite në komunën e Dragashit sa i përket infrastrukturës është bërë diçka. Tash presim që rehabilitimi i rrugës Zhur-Dragash-Brod dhe Tyrbe – Zaplluxhe do ta bëjë kompletimin e përgjithshëm sa i përket infrastrukturës rrugore në komunën e Dragashit… Ajo rrugë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, projekt më kapital në komunën e Dragashit, sepse është vlerësua se do të ndikojë edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve… Situata me furnizim me energji nuk është ashtu siç ne do të donim sidomos për komunitetin e biznesit, pasi që shumë biznese ankohen për shkak se çdo reduktim shkak humbje të mëdha materiale për ta. Komuna e Dragashit ka qenë në kontakte të vazhdueshme me KEDS-in pasi ka qenë e planifikuar ndërtimi i linjës 110 kv nga Zhuri deri në Dragash me një dalje në Republikën e Shqipërisë, për këtë komuna ka ndarë edhe parcelën, mirëpo fatkeqësisht për disa çështje procedurale ka mbetur ende e pa realizueshme… Çdo reshje atmosferike na shkakton probleme dhe ka raste kur deri 3-4 ditë qytetarët tanë mbesin pa rrymë, në të njëjtën kohë edhe bizneset”, thotë ai për KosovaPress.

Administrata Tatimore e Kosovës ende nuk ka shifra të sakta për numrin e bizneseve që kanë falimentuar në kohë pandemie.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Lajmet e Fundit