Në Prizren mbyllen 7 lokale dhe shqiptohen 691 fletëparaqitje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se më 7 dhe 8 gusht në bashkëpunim me inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse kundër COVID-19, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e këtyre masave, me ç’rast kanë gjetur parregullsi, raporton PrizrenPress.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë mbyllur 7 lokale afariste, janë dhënë 353 vërejtje policore, janë hapur 8 raste për vepër penale nga neni 249 dhe 250, si dhe janë plotësuar 691 fletëparaqitje për mosmbajte të maskës.

Përmes komunikatës, Policia njofton edhe se për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 503 gjoba.

“Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi derisa situata me COVID-19 të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimit të Qeverisë”, njofton Drejtoria Rajonale përmes një komunikate./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit