16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

BQK jep një lajm të mirë për ata që shfrytëzojnë kartelat për pagesa

Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë një Rregullore që u mundëson klientëve të bankave kryerjen e pagesave përmes terminaleve POS pa kosto shtesë

Më datën 26 dhjetor 2019 Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës miratoi amandamentimet e “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike”, të cilat hyjnë në fuqi nga data 01 shkurt 2020.

Me anë të këtyre ndryshimeve klientët e bankave mund t’i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marr parasysh se cilës bankë i përkasin, pa aplikim të kostove shtesë.

Këto ndryshime janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.

“Prandaj, me anë të këtij njoftimi i inkurajojmë të gjithë qytetarët të përdorin kartelat e tyre për pagesë, si mjete të sigurta pagese pa ndonjë kosto shtesë”, thuhet në njoftimin e BQK’së./Express/

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Lajmet e Fundit