19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Chelsea “pa frena”, ofron 100 milionë euro për yllin e Atletico Madrid

Chelsea pagoi 80 milion euro tek Athletic Bilbao verën e vitit 2018 dhe siguroi shërbimet e Kepa Arrizabalaga. Spanjolli u bë portieri më i shtrenjtë në botë, por nuk ia ka dalë të shpërblejë aspak investimin e madh të “Bluve të Londrës”.

Frank Lampard nuk beson më te 25-vjeçari dhe po tenton një prej portierëve më të mirë në planet. Mediet spanjolle raportojnë se objektivi i madh i klubit londinez është Jan Oblak, “gardiani” i Atletico Madrid.

Slloveni është një siguri mes shtyllave dhe Chelsea është gati të ofrojë 100 milion euro për shërbimet e tij. Një ofertë që vështirë të refuzohet nga “Colchoneros” dhe që do e kthente 27-vjeçarin ballkanas në portierin më të shtrenjtë në histori.

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Liria nis fazën e parë përgatitore më 7 korrik në stadiumin “Përparim Thaçi”

Liria e Prizrenit ka njoftuar se të hënën, më 7 korrik 2025, do të nisë zyrtarisht faza e parë përgatitore për sezonin e ri...

Lajmet e Fundit