18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Deklarata e fortë e Hetem Ramadanit: COVID-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit

Pandemia e Covid-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit nga grupe të mëdha interesi. I këtij mendimi është aplikuesi i mjekësisë alternative Hetem Ramadani i cili në asnjë moment nuk është izoluar. I ftuar në emisionin “Hipokrati në Top Channel” Ramadani shpjegoi se ajo që po i vret vërtetë njerëzit nuk është në fakt virusi.

“Nuk është virusi që po na vret, po një sistem i dobët imunitar që vjen nga kequshqyerja, stili i jetës i keqpërdorur dhe i ngarkuar duke bërë që Covid 19 të gjej hapësirë në këto trupa. Ky virus u aktivizua për shkak të propagandës dhe fokusit që I është dhënë në media. Në Amerikë vdesin 1500 vetë në ditë sipas CNN për shkak të kequshqyerjes dhe asnjëherë nuk u tha hajde të bëjmë një lockdown (mbyllje). Grupet e interesit që qëndrojnë pas saj janë kompanitë farmaceutike, industritë ushqimore, flas për ato që prodhojnë junkfood.

Dhe kjo propagandë detyroi njerëzit të fokuson të marrin gjithë rezervat ushqimore të këtyre kompanive farmaceutike dhe ushqimore, si rrjedhojë këto dy biznese u pastruan dhe lulëzuan. Gjithë kjo pandemi u përdor për të kontrolluar njerëzit dhe për të kufizuar liritë dhe të drejtat e njerëzve, ky është një eksperiment se si mundet një person të manipulohet për arsyet dhe qëllimet të grupeve të interesit, sipas mendimit tim. Frika është instrumenti më i mirë për të arritur qëllime të shpejta, dhe kompani farmaceutike, pushteti etj e kanë përdorur frikën e njeriut për të arrit qëllimet e tyre”.

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Lajmet e Fundit