11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dënimi me gjashtë muaj burg zëvendësohet nga gjykata me gjobë prej dymijë euro

Një person i dënuar për lëndim të rëndë trupor do të paguajë gjobë prej dymijë euro në vend se të mbajë gjashtë muaj burg për veprën e kryer.

Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, të hënën është bërë shpallja e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit, D.N. nga Prizreni, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Komunikata e Gjykatës në Prizren

Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale D.N. nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor, nga neni 189 par.1 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale D.N. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, gjykata aprovoi kërkesën e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, që i njëjti dënim të zëvendësohet me dënimin me gjobë në shumën prej 2.000,00 euro në të cilën shumë të dënimit me gjobë do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.

Sepse me datën 02.01.2016, në Prizren, i akuzuari në bashkëpunim dhe koordinim me veprimet e tij, pasi që fillimisht është fjalosur me të dëmtuarin me iniciale R.Z., më pas edhe e sulmon duke e goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese të indeve të buta të regjionit muror dhe zverkor të kokës, të regjionit të shpatullës së krahut të dorës së djathë të regjionit përgjatë boshtit kurrizor të cilat paraqesin lëndime të rënda trupore të përshkruar si në ekspertizën mjeko ligjore.

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit