Latifi prezanton para rahovecianëve punën e tij gjashtëmujore

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se nesër do ta prezantojë para rahovecianëve punën e tij gjashtëmujore.

Ai ka thënë se mbajtja e këtij takimi/prezantimi do të bëhet konform masave mbrojtëse të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Të nderuar bashkëqytetarë, me qëllim të rritjes së nivelit të pjesëmarrjes suaj në procesin e vendimmarrjes, transparencës e llogaridhënies, nesër më datë: 30.6.2020 (e martë) do të mbaj Konsultimin me Publikun, në të cilin do të paraqes para jush angazhimin tim dhe të qeverisë që drejtoj si dhe projektet që kemi realizuar për periudhën 6 mujore të këtij viti. Njëkohësisht, mirëpres çdo kërkesë, kritikë apo këshillë tuajën. Konsultimi Publik do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, duke filluar nga ora 10:00. Mbajtja e këtij takimi do të bëhet konform masave mbrojtëse të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ju ftoj të merrni pjesë në këtë takim publik e të bëheni pjesë e vendimmarrjes komunale!”, ka njoftuar Latifi.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit