24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Nënshkruhet marrëveshja e kredisë me Bankën Botërore, në vlerë të 46 milionë eurove

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Botërore përmes Asociacionit Zhvillimor Ndërkombëtar, në vlerë prej 46 milionë euro për “Projektin Emergjent Covid-19 për Kosovën”.

“Mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga Covid-19, duke mundësuar ndër të tjera prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive. Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos së kaluar dhe Programit për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës”- njofton Ministria e Financave përcjell Klan Kosova.

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore.

“Projekti i Emergjencës Covid-19” është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë, dhe Bankës Botërore në anën tjetër.

Më Shumë

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Lajmet e Fundit