9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Deputeti i VV-së: LDK-ja nuk po sillet si parti e dytë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj thotë se LDK-ja ende nuk është bindur se VV-ja i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, LDK-ja nuk po sillet si parti e dytë.

“LDK-ja ka dalë e dyta. Ajo nuk po sillet si e tillë. Binduni që VV-ja i ka fituar zgjedhjet!

Në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar për kryeministrin e vendit dhe jo për presidentin.

Mbi bazën e kësaj, LDK-ja duhet të reflektoj përballë votuesve të saj, duke mos u barrikaduar në pozicione të pakapërcyeshme”, thotë Rexhaj, shkruan “PrizrenPress”.

Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Dy liderët e këtyre subjekteve politike, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë zhvilluar disa takime, mirëpo pa rezultate.
Ndërkaq, deputeti Arbër Rexhaj thotë se vendit i duhet një qeveri e ndërtuar pa kushte.

“Neve na duhet që vullnetin e qytetarëve të mos e tjetërsojmë, por atë vullnet e besim ta mbrojmë e institucionalizojmë me çdo kusht .Na duhet një qeveri pa kushte, barrikadime, dhe kjo arrihet falë besimit të ndërsjellë”, shprehet Rexhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit