22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Detajet e Prokurorisë, si e goditi gruan me grushte i dyshuari nga Pirana e Prizrenit

Gjykata  e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin S.Sh., nga fshati Piranë i Komunës së Prizrenit nën dyshimet për sulm ndaj gruas së tij.

Sipas njoftimit i dyshuari në ditën kritike pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me gruan e tij, nën ndikimin e alkoolit e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Në bazë të raportit mjekësor i cili ka konstatuar lëndimet trupore, Gjykata ka bërë të ditur se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

Sipas Gjykatës masa e paraburgimit për të dyshuarin do të  llogaritet prej datës 8 shtator nga ora 19:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 7 tetor.

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

Lajmet e Fundit