8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2020

Dragash: Dënohet i akuzuari që pranoi se grushtoi dy persona dhe dëmtoi një veturë nga gëzimi i fitores së VV-së në zgjedhje

I akuzuari Driton Asani, e ka pranuar fajësinë se tri ditë pasi që kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, nga gëzimi i fitores së Lëvizjes “Vetëvendosje”, kishte kryer dy vepra penale.

Ai akuzohet se më 9 tetor 2019, kishte shkuar para objektit të Komunës së Dragashit, ku kishte bërtitur “ka ardhur dita”, e më pas kishte sulmuar dy të dëmtuarit, si dhe kishte dëmtuar veturën e njërit prej tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këto veprime, ai ngarkohej për dy vepra penale, atë të sulmit dhe të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Për të dy këto vepra, të enjten, ndaj tij është shqiptuar dënim unik prej dy muajsh burgim me kusht, i cili nuk do të ekzekutohet në periudhën verifikuese prej një viti, nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale.

Aktgjykimin ndaj të akuzuarit Asani, e ka shpallur gjyqtari i çështjes, Bekri Vehapi, me ç’rast i akuzuari gjithashtu është obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro, në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro për fondin e viktimave të krimit.

Para se të shpallej aktgjykimi, i akuzuari e ka pranuar fajësinë.

“Po e kam bo. Në ato momente s’kam qenë vetja, tek pastaj e kam kuptu çfarë budallaki kam bo. S’di as vet si kam mundur të bëj ato veprime. E pranoj, mirëpo nuk kam qenë i vetëdijshëm. E pranoj veprën pa presion dhe me vullnet të lirë dhe pendohem dhe me vjen shumë keq”, ka thënë i akuzuari.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurori Besim Susuri dhe më pas e ka aprovuar gjykatësi Vehapi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 nëntor 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Driton Asani, akuzohet se më 9 tetor 2019, rreth orës 8:30, para objektit të Komunës së Dragashit, me dashje i sulmon të dëmtuarit Sejat Emini dhe Bexhet Krasniqi.

foto per web 2 16.01.2020 (1)

Në aktakuzë thuhet se ai fillimisht bërtet para komunës me fjalët “ka ardhë dita” dhe pasi ia kishte dëmtuar veturën të dëmtuarit Emini, ky i fundit shkon në drejtim të të pandehurit për t’i thënë që të mos ia dëmtojë veturën, i pandehuri e sulmon me grushte në kokë dhe fytyrë, e me pas e sulmon edhe të dëmtuarin tjetër, Bexhet Krasniqi, duke e goditur me grushte.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, e paraparë në nenin 185, paragrafi 1 i KPRK-së.

Ai akuzohet se në vend dhe në kohë të njëjtë, ia dëmton veturën e markës “Mercedes”, të dëmtuarit Sejat Emini, duke i shkaktuar kështu dëme materiale.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”, nga neni 329, paragrafi 1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Dy vjedhje në Suharekë

Dy vjedhje kanë ndodhur në Suharekë, brenda një dite. Vjedhja e parë ka ndodhur në fshatin Dragaqin, kurse e dyta në Gelancë. Raporti i policisë Fsh. Dragaqin,...

Arabia Saudite kërkon nga myslimanët që t’i shtyjnë rezervimet për haxh

Arabia Saudite ka kërkuar nga myslimanët që planifikojnë të marrin pjesë në peligrinazhin e Haxhit që t’i shtyjnë rezervimet për shkak të pasigurisë lidhur...

ASB ndihmon QKMF në Malishevë me mjete mbrojtëse

Organizata gjermane ASB sot ka sjellë një donacion në mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, me qëllim...

Prizren/ Dy persona shoqërohen në Polici, nuk respektuan orën policore

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar, transmeton PrizrenPress. Sipas Policisë, me...

Megan Fox në qytet, pa maskë mbrojtëse

Megjithëse kryetari i Los Angelosit iu ka kërkuar 4 milionë banorëve të tij të veshin maskat për të luftuar koronavirusin në publik, mirëpo Megan...

Komuna e Suharekës pranon 5 mijë kg miell, do të shpërndahet për familjet në nevojë

Mielli, këto ditë është artikulli më i përfolur ndër qytetarë. Sikur është krijuar një panik, se do të ketë mungesë të këtij artikulli të...

Pako Emergjente: Qeveria do t’i transferojë paratë në llogari të punëtorëve, jo të shefave

Këtë javë, Qeveria e Kosovës miratoi pakon emergjente përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset në Kosovë. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve,...

Banorët dhe opozita s’e donë pushimoren në Nashec të Prizrenit për karantinë

Këto objekte që vite më parë shfrytëzoheshin si pushimore të fëmijëve, tani, në rast nevoje, do të shërbejnë si karantinë për personat që po...

Selamaj denoncon fabrikimet me “SMS”, thotë se po bëhet në stilin e shërbimeve sllave

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa bisedave të montuara në rrjete sociale në mes të anëtarëve të...

Një lajm i trishtë, vdes futbollisti 16 vjeçar

Një lajm i trishtë vjen sot për botën e futbollit, teksa mësohet se është ndarë nga jeta Valentino Druzinec.16-vjeçari cilësohej si e ardhmja e...

Pink mposht koronavirusin, dhuron 1 milion dollarë për të luftuar pandeminë

Këngëtarja e njohur Pink tha të premten në mediat sociale se ajo dhe djali i saj kaluan javë të tëra të izoluar pasi rezultuan...

Komuna e Rahovecit liron bizneset nga qiraja edhe nga taksa komunale

Komuna e Rahovecit, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme, ka marrë vendim që t’u krijohet lehtësira bizneseve që operojnë në këtë komunë,...

Policia e Prizrenit ndalon deputetin Rasim Demiri

Deputeti Rasim Demiri është ndaluar sot nga policia në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se gjatë kontrollit në një fshat janë...

Haskuka jep dy lajme të mira për Prizrenin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë dy lajme të mira për koronavirusin. “Dje kishim dy lajme të mira. I pari ishte që kontaktet e...

Këshillim përmes telefonit, Komuna e Prizrenit organizoi trajnim për psikologët

Departamenti i psikologjisë ka organizuar një webinar me datat 31 mars dhe 1 prill 2020 për psikologët që do të ofrojnë këshillim përmes telefonit...

Çfarë fshihet pas filmit turk që çmendi gjithë shqiptarët “Mrekullia në qelìnë e 7”?

“Yedinci Kogustaki Mucize” ose në shqip “Mrekullia në qelinë e 7”, është një prodhim turk për të cilin po flasin të gjithë kohët e...

Lajmet e Fundit

Moderatorja Rudina Dembacaj, rrëfen si i propozoi ish deputeti Mark Frroku

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap...

Mbrojtësi më i mirë në duele, Van Dijk befasohet nga një “veteran” i Serie A

Parma po zhvillonte një sezon të mirë dhe ndodhej në vend të nëntë përpara pezullimit të kampionateve të futbollit nga koronavirusi. Skuadra emiliane ndodhet...

Pëllumbat ”banorët” e vetëm të shesheve simbolike

Për shkak të mbylljes së njerëzve si pasojë e pandemisë së koronavirusit – COVID-19, sheshet simbolike të Stambollit si Taksim, Eyupsultan, Ortakoy dhe sheshi...

Vera do të ngadalësojë Covid-19? Shkencëtarët në pikëpyetje

Shkencëtarët janë dyshues dhe në pikëpyetje nëse rritja e temperaturave apo vera do ndikojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë që në Britani apo...

Moratti: Interi ka të drejt të ëndërrojë për Messin, mund ta transferojë

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Interi ka të drejtë të ëndërrojë për ta sjellë yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, në...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!