16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Dramë në “Mizahir Isma”, Rahoveci në gjysmëfinale

Në një super ndeshje, Rahoveci ka mundur Trepçën me rezultat 97:95 (20:22, 17:13, 24:23, 36:27) dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme, ku në palestër ishin mbi 3 mijë shikues.

Fillimisht është bërë ceremonia hapëse, ku foli kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i cili theksoi se është i nderuar që Final 8, po zhvillohet në qytetin e Rahovecit, derisa përgëzoi organizatorët për punën e madhe që kanë bërë.

Edhe Alban Rama, ushtrues detyre i kryetarit të KB Rahovecit, deklaroi se kanë bërë çmos që ky Final 8 të jetë i paharrueshëm, derisa edhe Komuna e Rahovecit ka ndihmuar që kjo ngjarje të jetë madhështore.Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dy skuadrat që luftuan për çdo top dhe asnjëra nuk arritej të shkëputej.

Kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 20:22. Lojë shumë e bukur dhe e fortë u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me mysafirët që kishin epërsi deri në dhjetë pikë, megjithatë, vendasit në fund ngushtojnë shifrat në 37:45, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.Lojë edhe më interesante u zhvillua në periudhën e tretë, ku vendasit rikthehet fuqishëm, duke barazuar shifrat në 48:48, e më pas kalojnë edhe në epërsi për një pikë, megjithatë, mitrovicasit ishin në epërsi pas 30 minutash me rezultat 61:68.

Dramë e vërtetë u zhvillua në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Rahoveci barazon shifrat në 82:82, e kalon në epërsi 84:82, por Trepça kundërpërgjigjet me katër pikë. Fituesi nuk është ditur deri në sekondat e fundit, ku më të vëmendshëm u treguan vendasit dhe fituan 97:95.Rahoveci në gjysmëfinale do të ndeshet me Pejën.

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit...

Lajmet e Fundit