19.8 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

Dritëro Agolli: Kur në Kosovë takova Azem Shkrelin

Azem Shkreli ishte nga shkrimtarët e parë të Kosovës që njoha nga afër. Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha dëgjuar të më tregonte ndonjëri, se jeton në Prishtinë një poet me emrin Azem Shkreli , se ka një pamje të tillë dhe se flet kështu apo ashtu dhe kaq. Por kur shkova për herën e parë në Kosovë në vjeshtën e 1972-së për Ditët e Poezisë që organizoheshin në Gjakovë e takova edhe Azemin mes grupit të shquar të poetëve të asaj ane të Shqipërisë.

Në fillim më bënë përshtypje lëvizjet e tij të përhershme si veriu. Ai ulej pak në tryezë dhe papritur ngrihej, shkonte të takonte ndonjërin, kthehej për të qëndruar pakëz në tryezë dhe ikte përsëri ,se dikush e priste në ndonjë anë. Por edhe kur rrinte në tryezë , shpesh heshtëte me sy të përhumbur diku dhe dukej sikur nuk dëgjonte asgjë nga ç’flitej. Vetëm kur fjala vinte tek poezia dhe tek arti në përgjithësi dhe kur ndizej ndonjë polemikë, sytë e tij dilnin nga përhumbja duke shkrepëtirë, shikonte me kokën mënjanë dhe pastaj hidhej për të pohuar apo mohuar ndonjë mendim . Atëherë harronte të lëvizte nga tryeza dhe bëhej një bashkëbisefues i mirë. Megjithatë ai nuk fliste shumë.

Kjo ishte përshtypja ime e parë në takimet e fillimit me Azem Shkrelin. Në ato takimet poetike të Gjakovës , ku lexonim nga një vjershë poetët pjesëmarrës , unë lexova disa vargje kushtuar nënës sime, që fillonin: Nëna ime , e bukura Hatixhé, Më e bukura nga gjithë fshatarkat, Atje në minder mbi një dyshemé, Më polli mua kur u kthye nga arat.

Azem Shkreli gjithë ato ditë që qëndrova në Prishtinë, sa më takonte , e bënte zërin si timin, më imitonte dhe përsëriste: -Dritëro! -Hë, Azem?-përgjegjesha unë. Dhe ai qëndronte para meje, duke më imituar në recitim dhe duke përsëritur vargjet: Nëna ime , e bukura Hatixhé, Më e bukura nga gjithë fshatarkat… Pastaj qeshte dhe tundte kokën: -E, Dritëro, nëna ime e bukura Hatixhé? Edhe ti boll i bukur ke dalë!… Kaluan vitet dhe ne u bëmë miq. Sa herë që vinte në Tiranë , kur ishte drejtor i Teatrit të Prishtinës dhe më vonë drejtor i Kosova Filmit, ne takoheshim herë në Hotel Dajti dhe herë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, takoheshim edhe me Beharen, të shoqen e tij , një grua e dashur, e këndshme në kuvendime , e pashme dhe atdhetare.

Por më vonë , pas lëvizjeve për liri dhe pavarësi në Kosovë, në fillimin e viteve 80-të, dhe pas mbylljes së kufinjve , rrallë takoheshim. Vetëm në vitet 90-të , filluan përsëri të vinin në Tiranë poetët e Kosovës, si zogj shtegtarë, të vinin nga vendet e tjera të Evropës, nga Gjermania, Zvicra apo Austria. Ne këtej po nuk mund të lëviznim për në Kosovë për ato arsye që përmenda . Megjithatë , në vitin 1992, pas Mbrëmjeve Poetike të Strugës, unë dhe gruaja ime Sadija, morëm guximin dhe shkuam në Prishtinë , duke e kaluar kufirin me Maqedoninë së fshehurazi.

Në Prishtinë ne fjetëm atë natë gushti në shtëpinë e mikut tonë të dashur, Ali Aliut , që bashkë me të shoqen e tij Merza, grua fisnike dhe e palodhur për mysafirët, na pritën ngrohtë dhe mirë. Të nesërmen dolëm nëpër Prishtinë, e cila nuk e kishte atë gëzimin e njëzet vjetëve të shkuar , por dukej sikur ishte mbuluar nga një hije e rëndë si teneqe, hije e pushtimit të egër sërb. Nën këtë hije si teneqe ne u takuam me Rexhep Qosen, me Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e të tjerë. Mes tyre takuam edhe Azem Shkrelin. Ai na tha se gruan e kishte të sëmurë rëndë nga veshkat dhe ne vumë re një trishtim në sytë e tij . Por Azemi ishte i çuditshëm! Na ftoi për drekë në shtëpi , edhe se Beharen e kishte të sëmurë. Në shtëpi ne e gjetëm Beharen duke punuar për tryezën e mysafirëve. Kishte një fytyrë gati gri, fytyrë prej të sëmuri të vërtetë, por sëmundjen mundohej ta vinte poshtë me punën. U përqafuam dhe u ulëm bashkë me Ali Aliun , që ishte me ne. Pastaj erdhi edhe Ibrahim Rugova dhe një tjetër që nuk më kujtohet. U ul edhe Beharja në tryezë dhe ne shijuam gjellët e saj të mira. Azemi, në fillim i heshtur, u gjallërua. Duke pirë ne filluam të flisnim për politikën , dhe vetëm për atë, për gjendjen në Tiranë , për rrugën e demokracisë në Shqipëri, për genocidin sërb në Kosovë, për problemet e Lidhjes Demokratike e me radhë. Azemi, i menduar, donte t’ia ndryshonte drejtimin bisedës: -E po, si nuk folëm për letërsinë!- tha ai dhe psherëtiu. -Kur gjëmojnë topat, hesht muza!- përsërita unë një shprehje latine. Vërtet , Azemin e shqetësonte letërsia : si do ecte ajo në kushtet e reja të ndryshimeve demokratike pas rënies së sistemit të socializmit totalitar, cilat do të ishin raportet mes shkrimtarëve dhe çfarë lidhje do të kishin shkrimtarët e Shqipërive këtej dhe andej Drinit.

Këto shqetësime ai i kishte të sinqerta, pasi ishte një shkrimtar i vërtetë, një poet i shquar me një origjinalitet të papërsëritshëm. Ai është njê poet modern i një natyre të veçantë. Në poezinë e ti shkrihet fryma kombëtare me frymën evropiane me një harmoni të natyrshme, duke krijuar një variacion të lakmueshëm në artin poetik. Vargjet e tij janë metrikë dhe ametrikë , të matur e të lirë , po gjithmonë të shoqëruar me muzikalitetin poetik. Në to ndjehet shqetësimi për kohën dhe njeriun, kombin dhe lirinë. Në gjithë poezinë e Azem Shkrelit mbizotërojnë zogjtë dhe guri. Këto janë dy simbole apo metafora të qëndresës dhe ëndrrës , që përbëjnë jetën. Edhe vëllimi i fundit poetik , i botuar pas vdekjes, në qendër ka këto dy metafora. Këtë e tregon edhe titulli”Zogj dhe gurë”. Unë këtë libër e kam lexuar në dorëshkrim para nja dy muajve se të vdiste Azemi .Ai erdhi në shtëpi tek unë , si gjithmonë kur ndodhej në Tiranë , dhe ma dha dorëshkrimin në gjysma letrash . -Ky është libri im i fundit-tha ai. -Jo i fundit , por i gjashtëmbëdhjeti !- thashë unë duke qeshur. -Fjala që vjen !- tha ai i skuqur pakëz. Unë pastaj e pyeta për Ali Podrimjen se çfarë po bënte, biseduam për Fahredin Gungën dhe e kujtuam me dhimbje për vdekjen e tij të papritur.

Fol?m për Din Mehmetin dhe për poezinë e tij , që unë e çmoj shumë, e me radh?. Pastaj kujtuam ato shtatë-tetë ditë të vitit 1992, kur ai bashkë me Ali Podrimjen banuan në shtëpinë time . Në ato ditë mbrëmjeve polemizonim për partitë e majta dhe të djathta në Shqipëri. Unë mbroja të majtën , ata anonin nga e djathta. Kur polemika ndizej. Azemi ngrihej në këmbë me kokën mënjanë dhe me duart në xhepa, ndërsa Aliu shtrihej në kanape me krahun nën qafë. Heshtnim për një çast dhe pastaj fillonim e lexonim vjetsha. Ata kishin qenë në Vlor? dhe kishin shkruar vargje me motive nga ai qytet dhe nga deti . -E , Azem? Poezia nuk na zemëron si politika!-thosha unë. -Po të mos ishte poezia , do të kishim ngrënë njëri-tjetrin , siç ke thënë ti njëherë!- kujtonte Azemi një thënien time të vjetër diku në ndonjë tryezë. Pas disa ditëve nga çasti që ma la dorëshkrimin “Zogj dhe gurë”, erdhi dhe e mori, doemos të përcjellë me lavdërimet e mia të përzemërta. Kur hyri në shtëpi ai ishte skuqur dhe merrte frymë me zor. – Janë të larta këto shkallët tuaja!- i tha ai Sadijes. Dhe këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej tij.

***

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive.

Poezia e tij, shënoi kthesën e parë më të rëndësishme, në radhë të parë, duke e çliruar unin lirik intim nga ai kolektlv, duke skalitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj.

Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.

Vdiq në pranverën e vitit 1997.

- Advertisement -

Më Shumë

Testi i maturës mbahet më 29 gusht

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj ka thënë se kanë krijuar një grup punues për të përgatitur planin për vazhdimin e mënyrës...

Infarkti apo Covid-19, dilemat e familjes së të vdekurit nga Rahoveci (VIDEO)

Të çuditur nga rezultati pozitiv i testit për koronavirus janë familjarët e një 73 vjeçari i cili vdiq ditë më parë, por që nuk...

Pa zgjidhjen e liberalizimit të vizave, s’ka kuptim as vazhdimi i dialogut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së pritet të rifillojë me 12 korrik. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar...

Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm,...

Prizreni i pakënaqur me numrin e testimeve

Për numrin e testimeve dhe vonesat në rezultate ka pakënaqësi edhe në Prizren. Nënkryetari i komunës, Visar Shehu i ka thënë Gazetës Express se po...

42 eurodeputetë i kërkojnë Macronit e Ruttes liberalizimin e vizave për Kosovën

Gjithsej 42 deputetë të Parlamentit Evropianë kanë kërkuar nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Holanës, Mark Rutte, që të mos bëhen...

Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren. Në qender do të...

Pandemia riformëson punën në redaksitë e mediave lokale në Prizren

Mediat lokale në Prizren prej kohësh përballen me sfidën e mbijetesës, shkaku i të hyrave të kufizuara financiare nga marketingu. Situata e krijuar si...

Rrahen mes vete vëllezërit në Rahovec – dërgohen në mbajtje

Dy të dyshuar meshkuj (vëllezër) janë arrestuar nga Policia ditën e djeshme në Rahovec. Të njejtit pasi një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, njofton Klan...

Messi thyen tjetër rekord në La Liga

Lionel Messi po kalon në një formë të shkëlqyer, përkundër rezultateve jo aq të mira të Barcelonës. Ylli argjentinas ka shtuar mbrëmë dy asistime në...

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama. Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Thahet ujëvara e Mirushës (VIDEO)

Ujëvara e Mirushës ka mbetur pa ujë sivjet. Në disa video të dërguara nga lexues të Klan Kosovës shihet se ujëvara që tërheq shumë turisë...

Problemi i ri i Trumpit me Rusinë

Zbulimet e Inteligjencës se Rusia ka paguar për marrjen e jetëve të ushtarëve amerikanë në Afganistan, kanë nxitur një heshtje të çuditshme nga presidenti...

Allegri i interesuar në PSG-në

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i interesuar që ta udhëheqë Paris Saint-Germain, sipas raportimeve nga L’Equipe. Trajneri aktual i kampionit të Francës, Thomas Tuchel,...

Basketbollistja dhe modelja e njohur e ‘ekzagjeron’ me foton e fundit

Valentina Vignali modelja italiane, njëkohësisht lojtarë basketbolli profesioniste, vazhdon të tregojë në rrjetet sociale hiret e saj. Ajo tashmë numëron mbi 2 milion ndjekës të...

Lajmet e Fundit

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me...

Katër të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 101 numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...