16.3 C
Prizren
E shtunë, 26 Shtator, 2020

E ARDHMJA ËSHTË KËTU përkundër të gjitha vështirësive

8 filma do të shfaqen në mbarë botën përmes platformës online të edicionit të sivjetmë të DokuFest. Udhëheqësi i DokuLab, Eroll Bilibani flet për sfidat me të cilat janë ballafaquar për ti krijuar këta filma.

Katërmbëdhjetë pjesëmarrës të programit të këtij viti “Future Is Here” (E ardhmja është këtu) kanë realizuar tetë filma të shkurtër. Këta filma shfaqen në mbarë botën përmes platformës online të edicionit të sivjetmë të DokuFest. Udhëheqësi i DokuLab, Eroll Bilibani flet për të gjitha sfidat me të cilat janë ballafaquar për ti krijuar këta filma.

DokuStories: Studentët e shkollës së filmit të programit të sivjetmë “Future Is Here” kanë përfunduar tetë filma. Cilat ishin sfidat kryesore duke pasur parasysh pandeminë?

Eroll Bilibani: Pavarësisht pandemisë, mbylljes dhe të gjitha pengesave me të cilat jemi përballur gjatë periudhës së produksionit, katërmbëdhjetë student të shkollës së filmit “Future Is Here” ishin më të vendosur së kurrë për t’i përfunduar filmat e tyre të shkurtër, të cilët ne do t’i shfaqim me krenari në mbarë botën përmes platformës sonë të edicionit online të DokuFest. Edhe pse jemi përballur me një sfidë si kurrë më parë, shpirti kolektiv i studentëve tanë adoleshent të udhëhequr nga tutorja e tyre Blerta Zeqiri dhe Andrijana Stojkovic, ia dolën të sjellin në dritë një varg të gjerë të historive emocionuese të cilat kërkojnë vëmendjen e pashkëputur të audiencës. Programi i cili fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në periudhën mes të janarit-qershorit 2020 u pengua për shkak të pandemisë dhe mbylljes. Kjo e ndryshoi mënyrën tonë të veprimit dhe qasjen e punës me ekipe të veçanta. Në fund, edhe pse shumë ngushtë me kohën, ne ia dolëm të përfundojmë të gjithë filmat disa ditë para se të fillonte festivali.

DS: A u vështirësua procesi krijues nga mbyllja dhe pengesa të tjera? Si ia dolët t’i tejkaloni këto vështirësi?

E.B.: Po! Ekzistonin projekte specifike të cilat kërkonin hulumtim të thuktë dhe një numër intervistash, të cilat fatkeqësisht nuk janë realizuar. Studentët tanë me maturi gjetën zgjidhje alternative që ua mundësuan plotësimin e tregimeve të tyre pavarësisht të gjitha pengesave.

DS: Çfarë historish sjell program i sivjetmë i “Future is Here”?

E.B.: Të gjitha rrëfimet e studentëve tanë janë personale, megjithatë ato prekin çështje universale. Jemi posaçërisht krenar me llojllojshmërinë e temave që këta filmbërës të rinj e të talentuar kanë trajtuar. Ndryshimi klimatik, dhuna në familje në baza gjinore, plagjiatura në ekosistemin akademik në Kosovë, ndikimi i Teknologjisë Digjitale në shëndetin mendor të fëmijëve janë vetëm disa nga temat që janë eksploruar nga këta talent të rinj. Gjëja më e habitshme me këtë gjeneratë të filmbërësve të rinj ishte ndjenja e tyre e solidaritetit dhe mbështetja për njëri tjetrin.

DS: Pse janë interesant për audiencën këta filma të shkurtër?

E.B.: Këta filma do të përdoren në programin tonë arsimor, dhe do t’u ipen mësuesve për përdorim në klasë dhe do të mundësojnë një arritje më të lartë të nxënësve; kuptim më të thellë të çështjeve komplekse dhe promovim të zhvillimit shoqëror. Bashkë me mësuesit, në punëtoritë e ardhshme do të zhvillojmë material didaktike për të mbështetur edukatorët që të arrijnë një gamë më të gjerë të rezultateve efektive të nxënies në përdorimin e filmave. Një përparësi e madhe e këtyre filmave është fakti se studentët tanë kanë trajtuar tema shumë të rëndësishme dhe relevante për shoqërinë tonë, me theks të veçantë brengat e rinisë. Shpresojmë se këta filma do të frymëzojnë gjeneratat e ardhshme për tu bërë agjent aktiv të ndryshimit në komunitetet e tyre.

Ne jemi posaçërisht të lumtur që ky program gjithëpërfshirës është mbështetur nga një prej donatorëve tanë kryesor, National Endowment for Democracy (NED) dhe përmes mbështetjes së tyre të pandarë ne mezi po presim t’i ndajmë përvojat tona dhe metodologjinë në Mal të Zi dhe Shqipëri në vitet që vijnë./PrizrenPress.com/

- Advertisement -

Më Shumë

Aktorët e Teatrit të Prizrenit mbesin pa rroga, ja arsyeja

11 aktorët e Teatrit të Prizrenit kanë mbetur pa paga tash e disa muaj. Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në Kanal 10, ka folur...

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Sot pritet të vazhdojë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e filluar të enjten. Deputetët pritet të mblidhen në orën 13:00. Kjo seancë është vazhdim i...

Suharekë: Aprovohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, dënohet me kusht i akuzuari për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të mërkurën, e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti Mursel Kolgecin, për rrezikim të...

Qeveria ndan mjete shtesë për policinë

Në mesin e shumë pikave të reja që Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar lidhur me masat e reja për koronavirus, është edhe vendimi...

Shërohen 4 persona në Malishevë dhe regjistrohet një rast i ri me Covid-19

Sot janë shëruar katër persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i...

E çuditshme, ja çka ndodhi në dy javët e para në Premier League

Mbrëmë përfundoi java e dytë e sezonit të ri të Premier Ligës. Në javën e dytë u shënua rekord i golave, gjithsej 44 gola në...

Shtyhet gjyqi i Fjolla Morinës: Gjykata e Kukësit thotë se ultrazëri nuk mjafton për të dëshmuar shtatzëninë

Të martën është paraqitur para Gjykatës së Kukësit këngëtarja Fjolla Morina. Ajo u arrestua të shtunën për shkak të një arme pa leje që u...

Shpallet konkursi ndërkombëtar për dizajnimin e sheshit të Rahovecit

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Rahovecit, me mbështetje teknike te UN-Habitatit, kanë përmbyllur fazën e konsultimit me qytetarë...

Krasniqi paralajmëron plotësim të ligjit për investime strategjike, thotë se do t’i sjell investitorët në vend

Ministri Krasniqi paralajmëron inspektim të bizneseve në veri të vendit. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se fokusi kryesor i tij që...

Kim Kardashian vjen si një ‘Rapunzel’ e kohëve moderne

Flokët e gjatë duket se do të jenë në modë për aq kohë sa do të egzistojë njerëzimi. Kim Kardashian, e konsideruar si një nga...

Inspektohen supermarketet në komunën e Prizrenit

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e supermarketeve në komunën e Prizrenit. Gjatë inspektimit është bërë krahasimi i çmimit të produkteve në reklamacion dhe në...

Inspektorati i Malishevës detyron marketet t’i ndajnë produktet me vaj të palmës

Inspektorati i Komunës së Malishevës është duke mbikëqyrur zbatimin e vendimit të Ministrisë për Tregti dhe Industri për ndarjen e produkteve të vajit të...

Policia kishte informacion se personi që u vra sonte në Prizren dyshohej se “strehohej” në varreza

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” dyshohej se kishte bërë një veprim të pazakontë për t’i ikur policisë. Siç mëson Gazeta Sinjali, policia kishte...

Odat ekonomike kërkojnë nga deputetët të votohet projektligji i rimëkëmbjes ekonomike

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda ekonomike amerikane në Kosovë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të arrijnë konsensus për votim të...

Zafir Berisha, koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në bazë të kompetencave të tij ka emëruar zëvendësministrat e Punëve të Brendshme për strategjitë e caktuara. Një...

Zafir Berisha e sheh të mirën nga emërimi i tij, thotë se është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se emërimi i tij në pozitën e re...

Lajmet e Fundit

Fushata e Trump me Kosovën

Shkodran Ramadani Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nënshkruan “Marrëveshjen për normalizim ekonomik”...

Qeveria ndan mjete shtesë për policinë

Në mesin e shumë pikave të reja që Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar lidhur me masat e reja për koronavirus, është edhe vendimi...

Qeveria lejon pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremonitë fetare

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja lehtësuese për COVID-19. Në një nga pikat e aprovuara, është edhe lejimi i ceremonive fetare, por në...

Qeveria miraton masat e reja, u zgjatet orari gastronomëve

Qeveria ka marrë masat e reja ndaj COVID-19 në mbledhjen e saj të premten. Në kuadër të tyre, gastronomisë i është zgjatur orari edhe...

Kamioneta godet këmbësoren në Prizren

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Sipas policisë, i dyshuari shtetas i huaj derisa ishte duke drejtuar kamionetën, ka goditur këmbësoren. Policia...