16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Conte: Leverkusen ekip i shpejtë, sulmi ynë super. Pirlo te Juventus? Po plakem

Interi do të përballet me Bayer Leverkusen nesër në mbrëmje (21:00), sfidë për çerekfinalet e Europa League. Trajneri i ekipit zikaltër, Antonio Conte ka prekur disa tema në konferencë për shtyp, duke e nisur me kundërshtarët gjermanë, repartin e sulmit, objektivin e ekipit të tij dhe kalimin e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit.

KUNDËRSHTARI – “Leverkusen ka talente në përbërje, ka lojtarë të shpejtë dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm në kundërsulmet e tyre. Duhet të shfrytëzojmë karakteristikat tona dhe të bëjmë gjërat që dimë për t’i vënë në vështirësi”.

HAVERTZ – “Kai është një lojtar me shumë kualitet, është lojtari më i talentuar që kanë. Zotëron teknikën e duhur për të zhvilluar një karrierë të madhe, por uroj që të mos demonstrojë asgjë nga cilësitë e tij nesër në mbrëmje”.

SULMI – “Nëse skuadra paraqitet mirë, edhe sulmuesve u shkon gjithçka mbarë. Lukaku po përjeton një sezon madhështor, por merita është e skuadrës. Jam i lumtur që është përshtatur mirë me ne, është një djalë i mirë dhe ambienti këtu ia ka lehtësuar përshtatjen. Edhe Lautaro ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, nuk duhet ta harrojmë, pavarësisht se ka qenë shpeshherë në qendër të thashethemeve të merkatos. Mirë janë paraqitur edhe Sanchez me Espositon, sa herë që janë aktivizuar”.

INTERI – “Kemi luajtur shumë ndeshje, por jemi entuziastë dhe kemi një dëshirë të madhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Po punojmë të gjithë për të dërguar Interin aty ku e meriton, po japim gjithçka që të bëhemi një ekip i aftë për të fituar trofe. Duhet të jemi gjithmonë pozitivë, të japim gjithçka nga vetja që të mos na mbesë asgjë peng”.

PIRLO – “Jam i lumtur për Andrean. Përveç asaj që më dha në aspektin futbollistik kur isha trajner i tij, po ju tregoj se jam shumë i lidhur me të në aspektin njerëzor. Kur shoh se ish-lojtarët po bëhen kolegët e mi, atëherë mendoj që po plakem”.

Më Shumë

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për...

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Lajmet e Fundit