0 C
Prizren
E enjte, 22 Tetor, 2020

Eksperti i njohur gjerman habit me deklaratën: Virusi nuk është aspak i rrezikshëm, duan të bëjnë para me vaksinën

Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë!Në demonstratat e Coronës, në biseda apo internet ndesh rregullisht teza të tilla, herë nga më të çuditshmet, herë teza që duken të kuptueshme të paraqitura nga teoricienë konspirativë, apo ata që mendojnë kundër dhe kundërshtarët ee vaksinës.

Një nga ekspertët më të njohur gjermanë, profesori Hendrik Streeck, drejtori i Institutit të Virologjisë në Universitetin e Bonnit flet për Deutsche Wellen lidhur me këto teza:“Virusi nuk është aq i rrezikshëm, rreziku ekzagjerohet nga mediat, politikanët, dhe studiuesit.”

Hendrik Streeck: Kjo nuk është e vërtetë. Të gjitha studimet e bëra deri më tani, si ato në SHBA, që flasin për një vdekshmëri relativisht të ulët, por edhe të tjerat që theksojnë vdekshmërinë e lartë, tregojnë qartë, se virusi ka një vdekshmëri më të lartë se një grip sezonal.Ne kemi zbuluar në qarkun Heinsberg, (ku është zhvilluar një nga studimet e para në fillim të pandemisë, shën.red.) se virusi është të paktën katër herë më i rrezikshëm se gripi sezonal.

Kjo sigurisht ka të bëjë gjithmonë edhe me shtresat e popullsisë, ku testohet. Por ky është një virus, që duhet marrë seriozisht, natyrisht as nuk duhet dramatizuar.“Politikanët dhe mediat prezantojnë gjithmonë raste dramatike të përditshme të Coronës. Por unë nuk njoh askënd që ështës sëmurur nga COVID-19.”

Hendrik Streeck: Të them, që unë kam dy persona në rrethin e ngushtë familjar që janë sëmurur nga COVID-19.“Në Itali apo SHBA ka kaq shumë të vdekur. Këtu nuk ka. Sikur nuk shkon diçka. ”Hendrick Streeck: Ne kemi edhe në Gjermani të vdekur nga COVID-19. Në Itali dhe SHBA i shtohet fakti, që infektimet u zhvilluan shumë shpejt. Pra një masë e gjerë në popullsi është infektuar shumë shpejt, dhe kjo pati si pasojë mbingarkesën e spitaleve. Virusi ka depërtuar aty në shtresa, ku pacientët apo njerëzit kanë një rrezik më të madh të humbasin jetën prej tij.

Në Gjermani ne ia kemi dalë t’i mbajmë të mbrojtura këto shtresa.“Ka pasur kaq shumë demonstrata të mëdha kundër Coronës. A ka pasur edhe shpërthime të mëdha infektimi pas tyre? Jo!”Hendrik Streeck: Këto demonstrata janë zhvilluar njëherë jashtë, dhe këtu rreziku i depërtimit të virusit është më i vogël se në hapësira të mbyllura.

Nga ana tjetër është shumë e vështirë të dish, nëse në një demonstratë të zhvilluar në Berlin për shembull, dhe nga ku shumë pjesëmarrës janë kthyer në qytete të ndryshme, ka pasur shpërthime infektimesh. Kjo mund të provohet më me lehtësi, nëse pjesëmarrësit vijnë nga një vend.“Vaksinat janë shumë të rrezikshme dhe sulmojnë ADN-në tonë. Përveç kësaj këtu do të fitojë industria farmaceutike.”
Hendrik Streeck: Të dyja tezat janë tërësisht të gabuara. Një vaksinë nuk e ndikon genomin njerëzor, pra ADN-në. Elementët vaksinues RNA funksionojnë të tillë, që prej tyre gjenerohen proteina. Ne nuk i kemi encymet në trupin tonë që nga RNA të bëhet sërish ADN. Këtë mund ta bëjnë vetëm disa retroviruse.

Prandaj një vaksinë nuk e prek ADN-në.Industria farmaceutike sigurisht fiton para me vaksina, por ajo që sigurimet shëndetësore shpenzojnën për vaksinat në vit është vetëm 0,3% e buxhetit në krahasim me atë që ne shpenzojmë për ilaçe të tjera. Buxheti për një vaksinë është vërtet shumë i vogël. Përveç kësaj industria farmaceutike duhet të fitojë nga kjo, sepse pa këto para nuk mund të ecet përpara me studimet e tjera zhvilluese.“Virusi është transformuar kaq shumë, saqë nuk sjell gjë ndonjë vaksinë. Ose duhet të vaksinohesh çdo vit si me gripin.”Hendrik Streeck: Këtë nuk mund ta thuash me siguri. Virusi ndryshon, po, por nuk e ka atë mutacion të lartë si tek gripi. Nëse një vaksinë në fund do të ketë vërtet efekt, dhe sa shpesh duhet të vaksinohesh, këtë nuk mund ta themi me saktësi tani, sepse ende nuk kemi një vaksinë.

“Masat e regjimit të Coronës janë tërësisht të ekzagjeruara. Unë dua sërish lirinë time.”Henrik Streeck: Ne e dimë që tre rregullat kryesore: distancë, maskë dhe higjiena e përgjithshme kanë efekt, dhe me këtë mund të ndalohen infektime të tjera. Përveç kësaj këto rregulla me gjasë kanë edhe efektin, që nëse dikush infektohet, infektohet me më pak viruse. Ai ndoshta mund të sëmuret, por me më pak simptona. Ne e dimë nga viruse të tjera se ka një lidhje: Nëse merr sasi të madhe virusi, simptomat janë më të rënda, nëse merr më pak, atëherë ato janë më të lehta.

Doza bën helmin në këtë rast.Me distancën dhe maskën arrijmë atë, që kjo dozë të bjerë dhe të gjithë ndihmojmë që të ndoshta të kemi shumë më tepër raste me zhvillim të butë të sëmundjes.“Virusi Corona rrjedh prej një laboratori kinez dhe doli gabimisht nga laboratori.”Henrik Streeck:
Ka shumë pak gjasa që ky virus të jetë prodhuar në një laborator. Me sa di unë, degë të tilla hulumtimesh për prodhimin e viruseve të caktuara nuk ndiqen më, sepse kjo është shumë e rrezikshme. Nga ana tjetër as nuk mund ta thuash se nga vjen një vírus. Një vírus nuk ka sekuenca gjenetike, që nuk i gjen si të tilla edhe në natyrë.Po ashtu duhet thënë, se laboratorë të tillë, si ai në Kinë janë sektorë të sigurisë së lartë, ku viruset dhe bakteret nuk kalojnë aspak në hapësira të tjera dhe kështu nuk dalin gabimisht jashtë tyre. Për mua është gati e pamundur, që të ketë ndodhur diçka e tillë, por këtë natyrisht nuk mund ta vërtetosh. Ashtu si nuk mund të vërtetosh të kundërtën.

“Edhe nëse unë infektohem – unë jam i ri dhe me shëndet të mirë. Nëse ndodh, atëherë kam vetëm simptoma të pakta.”Henrik Streeck: Sipas statistikës është e drejtë që të rinjtë dhe njerëz me shëndet të mirë kanë pas ose aspak simptoma. Vetëm nëse bazohesh tek statistika pra ke të drejtë. Por gjithmonë mund të ndodhë, që edhe të rinj e me shëndet të mirë mund të kenë simptoma të rënda, ose madje edhe të vdesin. Këtë e kanë treguar disa raste në të shkuarën.

Profesor Hendrik Streeck është një nga ekspertët më të njohur të Coronës në Gjermani. Ai drejton Institutin e Virologjisë në Klinikën Universitare të Boonit dhe drejton studimin shkencor afatgjatë për përhapjen e infektimit në Heinsberg, që në fillim ishte shumë i prekur nga pandemia./DW

- Advertisement -

Më Shumë

Rexhaj i VV-së: LDK dhe PDK bënë gabim historik me Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në emisionin “Debat” të RTK-së ku po diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka...

Testamenti: letra e lamtumirës nga Che Guevara, fëmijëve të tij…

Nga Che Guevara Të dashur Hildita, Aleidita, Camilo, Celia dhe Ernesto Nëse e lexoni këtë letër një ditë, do të thotë se nuk jam më gjallë....

Pezullohet gazetari që do të moderonte debatin Trump-Biden

Një gazetar veteran në Shtetet e Bashkuara, i cili është zgjedhur për të moderuar debatin e dytë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sfiduesit...

Ky ilaç jep efekte kundër koronavirusit, por nuk është magjik

Ilaçi Remdesivir ul disi numrin e vdekjeve dhe kohëzgjatjen e sëmundjes pas infektimit me Corona, por nuk është ai ilaçi magjik, siç pritej. Një...

Një i vdekur nga COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të...

I gjenden paratë mes vitheve, arrestohet zyrtari i lartë brazilian

Përpjekjet e Jair Bolsonaro presidentit aktual të Brazilit për të portretizuar veten si flamurtari I luftës anti-korrupsion kanë pësuar një goditje tjetër pasi policia...

Vjedhja e dy milionë eurove, Mustafa: Bajrami nuk duhet të dorëzohet para hajdutëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas skandalit të dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit, të cilat janë transferuar...

Haskuka inspekton punimet në rrugën “Fahredin Hoti”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi inspektuan nga afër punimet e...

Si do ta ndryshojë Bideni politikën e jashtme?

“Nuk dua ta zmadhoj”, thotë Tony Arend, me një intensitet që rrezaton përmes maskës së tij. “Por e ardhmja e rendit global është në...

Dua Lipa lanson koleksionin e tretë me “Pepe Jeans”

Dua Lipa ka një bashkëpunim të suksesshëm me markën e njohur të veshjeve “Pepe Jeans”. Bukuroshja shqiptare, së fundmi njoftoi fansat se ka lansuar koleksionin...

NISMA në zgjedhje të brendshme, nuk e ndërrojnë Fatmir Limajn

Bekim Brestovci nga Nisma ka deklaruar se nuk e kanë në plan që ta heqin Fatmir Limajn nga pozita e kryetarit edhe pse tani...

Gjakovari koritet për pak, vjedh 10 euro në tyrbe

Dje është arrestuar një person në Gjakovë, i njëjti është dërguar edhe në mbajtje. Gjatë ditës së djeshme në rrugën Skënderbeu, në Gjakovë, një person...

Buxheti për vitin 2021 do të tkurret për së paku 200 milionë euro

Mbi 200 milionë euro më pak do t’i ketë buxheti i vitit 2021, i cili pritet që të shkojë në Kuvend në fund të...

Rrëzohet rrapi shekullor, dëmtohen 4 vetura

Rënia e një rrapi shekullor, dëmton 4 automjete. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në periferi të qytetit të Fierit, në...

Shtiu me armë pastaj e goditi me shpuzore në kokë, një muaj paraburgim të dyshuarit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në...

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit

Prizren: Dënohet me vetëm 3 mijë euro pronari i kompanisë ku i vdiq punëtori 17-vjeçar

  Dy vjet më parë, një 17-vjeçar kishte vdekur në vendin e tij të punës, pas një aksidenti. E për këtë rast, Gjykata Themelore në...

Zëvendëskryeministrja shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Zëvendëskryeministrja e parë, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi për të cilën u tha se babai i saj dyshohet...

Limaj për vjedhjen në Thesar: Mos të ngutemi, le të merret hetuesia me rastin (VIDEO)

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit të bartjes së dy milionë eurove...

Vjedhja e dy milionë eurove, Mustafa: Bajrami nuk duhet të dorëzohet para hajdutëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas skandalit të dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit, të cilat janë transferuar...

Aludohet se një nga të përfshirët në vjedhjen e 2 milionëve është babai i këshilltares së zv.kryeministres

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se po qarkullojnë fjalë se këshilltarja e zëvendëskryeministres nga Nisma, Albulena Balaj-Halimi ëstë vajza...