19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Gashi përuron Qendrën për fëmijë “Little Miracles”

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi,  përmes një publikimi në Facebook, ka njoftuar për përurimin e Qendrës për fëmijë “Little Miracles” , projekt ky i cili është financuar nga MKRS-ja.

Gashi tutje ka thënë se këto projekte vijnë pas trajnimit të shumë të rinjve kosovarë të cilëve iu mundësuam që procesin nga një ide ta kthejnë në një fillimi të suksesshëm biznesi.

Shkrimi i plotë:

Shumë i lumtur që sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, në Gjakovë përurova Qendrën për fëmijë “Little Miracles” e financuar nga fondet e MKRS-së, projekte këto që kanë për qëllim ndihmën ndaj ndërmarrësve të rinj dhe hapjen e bizneseve të vogla.

Këto projekte vijnë pas trajnimit të shumë të rinjve kosovarë të cilëve iu mundësuam që procesin nga një ide ta kthejnë në një fillimi të suksesshëm biznesi. Projektet janë të fokusuara ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve. #FondiRinor po jetësohet suksesshëm! #MKRS #FondiRinor KG

Më Shumë

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Shtatë aktakuza dhe dy ndalime në 24 orët e fundit nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa...

Lajmet e Fundit