Suharekë / Një zyrtar i lartë i AAK-së dhe një ekspert i ri aderojnë në PDK

Samir Bytyqi, anëntar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe anëtar i kryesisë së AAK-së në Suharekë, si dhe eksperti Besmir Gegaj, specialist i Reumatologjisë në Suharekë, i janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.

Ata i ka pritur të shtunën lideri i PDK-së, Kadri Veseli i cili iu ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë në rrugëtimin e përbashkët politik në Dekadën e Re.

Samir Bytyqi është Specialist i Oftamologjise dhe Asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Ai është bashkëshort i asambleistes më të votuar të AAK-së në Suharekë, e cila pritet po ashtu t’i bashkohet PDK-së në ditët në vijim.

Ndërsa, Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë.

Partisë Demokratike të Kosovës nëpërmjet një komunikate thotë se që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re./KosovaPress/

 

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit