11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Gjenova bëhet me urë të re dy vjet pas shembjes tragjike

Renzo Piano e shikon veprën e tij – një zgjatje e madhe e betonit dhe hekurave që shkon përtej një kilometri.

“Kur kryeni një punë, gjithmonë është një përzierje ndjenjash”, thotë arkitekti 82-vjeçar. “Kënaqësi, por edhe pak pikëllim gjithashtu, sepse nuk është më ndërtesa jote, u përket të gjithëve”, shtoi ai.

Përderisa po fliste, arkitekti ndodhej nën urën e re që kalon mbi lumin Polcevera në Gjenovë. Ura po përgatitet për t’u inauguruar gati dy vjet pas shembjes së urës së vjetër, kur kishin vdekur 43 persona. Kjo ishte një nga fatkeqësitë më të rënda infrastrukturore në historinë moderne të Italisë.

“Ndiej krenari në një anë, por njëkohësisht, kjo urë është lindur nga një tragjedi dhe kjo kurrë nuk do të harrohet”, shtoi arkitekti Piano.

Më 14 gusht 2018, një stuhi e fuqishme e kishte kapluar qytetin. Ura Morandi, që ndodhej në qendër të Gjenovës, ishte më e ngarkuar se kurrë, shkruan “BBC”.

Në orën 11 e 36 të asaj dite, një pjesë betoni u shkëput dhe e mori me vete një segment prej 210 metrash të urës. Veturat që ndodheshin në urë ranë në tokë, ndërsa banesat nën të u shtypën.

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe...

Lajmet e Fundit