7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Gjermani: 130 miliardë euro paketë stimuluese nga pasojat e Covid-19

Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të jenë në dispozicion për vitin 2020 dhe 2021.

Drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës në Gjermani CDU, CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë stimuluese shumëmiliardëshe për të nxitur përsëri ekonominë pas krizës së virusit Corona.

Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të jenë në dispozicion për vitin 2020 dhe 2021. 120 miliardë euro nga kjo paketë vihen në dispozicion nga qeveria federale.

Drejtuesit e koalicionit qeveritar diskutuan për këtë paketë të madhe stimuluese dy ditë me radhë. Merkel tha se ne do të përpiqemi të dalim të fortë nga situata jashtëzakonisht e vështirë së bashku. Sipërmarrja hekurodhore gjermane “Deutsche Bahn” do të marrë miliarda euro ndihmë financiare nga qeveria federale për shkak të mungesës së të ardhurave gjatë krizës së Coronës.

Konkretisht kjo do të thotë që qeveria federale do të vërë në dispozicion të Deutsche Bahn pesë miliardë euro. Ndihma prej 2.5 miliardë eurosh janë planifikuar gjithashtu për transportin publik lokal./DW

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit