12.2 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2020

Hajrulla Çeku: Pas shkarkimeve e largimeve, do të ketë edhe llogaridhënie para drejtësisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se pas shkarkimit të Bordit të Telekomit, do të shkarkohen të gjitha agjencitë dhe ndërmarrjet publike që janë në Kosovë.

“Pas shkarkimit të bordit të Telekomit është paralajmëruar nga qeveria,  kjo do të vazhdojë dhe nuk është selektim i qëllimshëm por nga diku është dashtë të fillojë e gjithë procedurë dhe ka filluar me Telekomin sepse unë besoj se Telekomi simbolizon një lloj të keqe që ka ndodh në vitet e fundit në Kosovë në raport me menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe paranë publike dhe prandaj ky është vetëm fillimi dhe kështu do të vazhdohet edhe me ndërmarrjet tjera publike si dhe me agjencitë e tjera. Janë të gjitha agjencitë dhe ndërmarrjet publike që i ka Kosova dhe unë nëse përmendi disa prej tyre mund të aludohet se kështu është renditje sepse kështu doli edhe një informatë me RTK-në dje dhe nuk ka të bëjë fare, unë nuk e di renditjen teknike sepse është punë e qeverisë”, thotë ai.

Ai thotë se vendimi për shkarkimin e Bordit të Telekomit ka ardhur në bazë të raportit të Auditorit. Më tutje ai thotë se ka qenë një vendim i domosdoshëm ligjor para se të jetë politik.

“Bordi i Telekomit është shkarkuar me vendim të qeverisë së Kosovës bazuar në raportin e zyrës së auditorit të përgjithshëm i cili raport ka konstatuar shkelje të panumërta që kanë ndodh në këtë ndërmarrje publike për shumë vite. Por specifikisht për këto vitet e fundit ku flitet për keq menaxhim financiar, për mos arritje të objektivave financiare të ndërmarrjes, për keqpërdorime në procese të prokurimeve publike për punësime të parregullta. Unë besoj që ky ka qenë një vendim i domosdoshëm ligjor para se të jetë politik se qysh po interpretohet sepse edhe ligji e obligon qeverinë se sa herë auditori i përgjithshëm zbulon dhe gjen parregullsi të tilla të merren veprime të menjëhershme dhe ky ka qenë veprimi i parë i domosdoshëm shkarkimi i bordit në mënyrë që atyre njerëzve të mos u jepet mundësia të vazhdojnë të qëndrojnë aty dhe të mos bëjnë keqpërdorime të reja”, thotë ai.

Ai ka shtuar se hapi i dytë do të jetë llogaridhënia, që ato të gjetura mos të përfundojnë vetëm me shkarkim dhe largim por edhe që të iniciohen procedura adekuate në institucionet e drejtësisë.

“Kjo nuk duhet të ndalet këtu dhe mendoj që hapi i dytë të jetë llogaridhënia dhe këtu ka nevojë që zyra e auditorit përgjithshëm dhe raportet e këtij institucioni të kenë një lloj komunikimi pak ma të afërt me prokurorinë e shtetit në mënyrë që ato të gjetura të mos përfundojnë vetëm me shkarkim dhe largim të këtyre njerëzve por edhe të iniciohen edhe procedura adekuate në institucionet e drejtësisë”, thotë ai.

Çeku i quajti paragjykime opinionet që kinse këto shkarkime janë bërë për të futur njerëz të afërt me partitë në pushtet.

“Nëse ka mendime të këtilla në këtë fazë ato mund të klasifikohen vetëm si paragjykime dhe si një lloj kritike pa përmbajtje që i bëhet një qeverie që ka vetëm që dy javë që ka nisur punën. Unë jam i bindur që veprimet janë ligjore ndërsa pjesa e tjetër duhet të jetë ristrukturimi i këtyre bordeve dhe ndërmarrjeve në përgjithësi”, thotë ai.

Paralajmërimet e opozitës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për taksën, Çeku po i sheh si të natyrshme, teksa shton se do t’i përgjigjën thirrjes pozitivisht.

“Unë besoj që është e drejtë legjitime e deputetëve që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme dhe natyrisht që kjo e drejtë materializohet me mbledhjen e numrit të caktuar të nënshkrimeve nëse do të ketë një vendim të këtillë pas mbledhjes së nënshkrimeve natyrisht ne si grup parlamentar i VV-së do t’i përgjigjemi të gjitha festave për diskutim dhe debat publik në parlament”, thotë ai.

Ai për reciprocitetin thotë se është duke u hartuar një analizë që do të vendos bazat e politikës së reciprocitetit e cila është porositi nga qeveria.

“Në këtë moment është duke u hartuar një analizë e cila po i vendos shtyllat dhe bazat e politikës së reciprocitetit dhe kjo është porosit nga qeveria dhe kryeministri dhe një grup i ekspertëve janë duke punuar në këtë analizë dhe momentin kur kjo analizë arrin në adresën e qeverisë dhe te Kryeministri atëherë do të ketë edhe një ide me të qartë se kur mund të fillojë dhe si mund të materializohet kjo politikë”, thotë ai.

Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë shkarkoi Bordin e Telekomit, kurse dje nga Stantërgu paralajmëroi shkarkime të tjera të bordeve dhe ndërmarrjeve publike.

- Advertisement -

Më Shumë

Coronavirusi mund të shtyjë heqjen e vizave për Kosovën

Pandemia e Coronavirusit përveç ndikimit në ekonomi do të ndikojë edhe në proceset integruese të Kosovës dhe në dinamikën e punës së Bashkimit Evropian...

Një lajm i trishtë, vdes futbollisti 16 vjeçar

Një lajm i trishtë vjen sot për botën e futbollit, teksa mësohet se është ndarë nga jeta Valentino Druzinec.16-vjeçari cilësohej si e ardhmja e...

Moderatorja Rudina Dembacaj, rrëfen si i propozoi ish deputeti Mark Frroku

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap...

Zafir Berisha: Haskuka ia humbi Prizrenit 500 mijë euro

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka lëshuar akuza në drejtim të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Sipas tij, Haskuka ia ka humbur Prizrenit...

Përjashtimi me dy vite nga Championsi, Manchester City shpreson ende

Para disa muajsh klubi i Manchester Cityt u shokua nga UEFA, pasi e dënoi klubin anglez me dy vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Dënimi...

U kapën teksa kaluan ilegalisht kufirin në Vërmicë, tri vajza mbyllen në karantinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë kapur tri vajza, shtetase të Kosovës duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Shqipërisë për...

Mino Raiola gati të mbajë fjalën e dhënë, i propozon Realit një… juventin

Mino Raiola është një nga agjentët më të suksesshëm në botë. Ai zotëron të drejtat e shumë emrave të mëdhenj dhe preferon t’iu ndërrojë...

Mjeku i Prizrenit flet nga karantina: Isha te vjehrri i infektuar por mbajtëm distancën, veç unë jam i izoluar jo 45 mjekë

Mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, përkatësisht urgjencës, ka reaguar pas raportimeve në media se shkaku i tij, rreth 45 punëtorë...

Covid- 19: Lajm i mirë nga Suhareka

Gjashtë persona nga Komuna e Suharekës kanë rezultuar negativ me koronavirus, shkruan Insajderi. Lajmin e ka bërë të ditur Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës. “Edhe një...

Thaçi e fton Kurtin në takim më 1 prill

Pasi paralajmëroi se do të nisë konsultimet me partitë politike, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin në takim. Në...

Komuna e Suharekës pranon 5 mijë kg miell, do të shpërndahet për familjet në nevojë

Mielli, këto ditë është artikulli më i përfolur ndër qytetarë. Sikur është krijuar një panik, se do të ketë mungesë të këtij artikulli të...

Ish e dashura e Neymar të lë “pa mend” me fotot e fundit

Bukuroshja kroate, Sara Vucelic, u bë e njohur pas historisë së dashurisë me yllin brazilian Nejmar.Marrdhënia e tyre zgjati vetëm disa muaj, teksa çifti...

Malisheva përfituese e grantit për performancë të mirë

Dje, Ministria e Adminsitrimtit të Pushteti Lokal (MAPL), ka bërë publik raportin e performancës së komunave, e në mesin e komunave të cila tjanë...

Premierliga në Kinë? Klubet angleze janë kundër

Pronari i njërit prej klubeve të Premierligës kishte propozuar që ndeshjet e mbetura të kampionatit të luhen në vendin aziatik Klubet e Premierligës e kanë...

Rritja e çmimeve ka rritur punën e mullirit 500-vjeçar në Kushnin të Hasit

Mungesa e miellit në treg ka bërë që të rritet puna në një mulli që bluan vetëm misër. Banorë të rajonit të Hasit të Prizrenit,...

Prizrenasi i dehur sulmon familjarët e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren pasi ka sulmuar fizikisht familjarët e tij. Sipas Policisë, dhuna në familje ka...

Lajmet e Fundit

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Një person i kërkuar është arrestuar në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është...

De Rossi: Çfarë pasioni, çdo tifoz duhet të vizitojë Bombonerën një herë në jetë

Daniele De Rossi vendosi të transferohej te Boca Juniors verën e kaluar dhe ky vendim u prit mirë dhe emocionoi shumë tifozë. Rrallë ndodh...

Moderatorja Rudina Dembacaj, rrëfen si i propozoi ish deputeti Mark Frroku

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap...

Mbrojtësi më i mirë në duele, Van Dijk befasohet nga një “veteran” i Serie A

Parma po zhvillonte një sezon të mirë dhe ndodhej në vend të nëntë përpara pezullimit të kampionateve të futbollit nga koronavirusi. Skuadra emiliane ndodhet...

Pëllumbat ”banorët” e vetëm të shesheve simbolike

Për shkak të mbylljes së njerëzve si pasojë e pandemisë së koronavirusit – COVID-19, sheshet simbolike të Stambollit si Taksim, Eyupsultan, Ortakoy dhe sheshi...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!