10.2 C
Prizren
E diel, 27 Shtator, 2020

Haskuka: Situata me menaxhimin e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar lidhur më situatën aktuale të menaxhimit të pandemisë.

Ai ka thënë se situata ka dalë  jashtë kontrollit dhe për këtë ka fajësuar Qeverinë Hoti.

Haskuka duke ju referuar shifrave të javëve të fundit ka thënë se vetëm gjatë javës së kaluar kanë humbur jetën 70 qytetarë, që është më e lartë se gjatë 100 ditëshit të qeverisë Kurti.

Reagimi i plotë i tij:

Statistikat zyrtare që kanë shumë mangësi, tregojnë se Kosova nga vendi me më së paku infektime dhe vdekje nga COVID-19, tani renditet në krye të listës me numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve si pasojë të koronavirusit për 100,000 banorë.

Vetëm gjatë javës së kaluar, më shumë se 70 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Kjo shifër një javore, është më e lartë sesa 100 ditshi i qeverisë Kurti.

A mund t’i fajësojmë vetëm qytetarët për këtë gjendje, ashtu siç bëri kryeministri dhe kryetari i partisë së tij? Jo aspak, vetë fakti që edhe këta të dy u infektuan dhe tani janë pjesë e statistikave, i demanton ata.

Nuk kanë faj të infektuarit, por kanë faj ata të cilët pa plan, pa qëllim dhe me interesa personale, rrëzuan qeverinë e cila menaxhonte pandeminë për mrekulli, të cilët pastaj me vendime afatshkurtra u munduan ta improvizojnë luftën ndaj pandemisë.

Shumë vendime joserioze, shumë paaftësi dhe joprofesionalizëm. Kolapsuan sistemin e komunikimit ndërinstitucional, kolapsuan sistemin e testimit dhe tani jemi duke shkuar drejt kolapsit të sistemit shëndetësor.

Shumë vendime që as vetë nuk dinin t’i interpretonin. Ndaluan pishinat e hapura, gjersa lejuan pishinat e mbyllura. Kudo në botë është e kundërta. Por këtu pishinat e mbyllura janë në hotele luksoze të partnerëve, prandaj nuk mund t’i mbyllnin ato.

Ndaluan tregun e kafshëve në hapësira të hapura, e lejuan qendrat tregtare në hapësira të mbyllura.

Vendimin për çerdhet ia lanë komunave, edhe pse akreditimi, licencimi dhe Inspektorati i Arsimit është organ ekzekutiv në kuadër të MASHT-it, pra të qeverisë.

Ndryshuan vendimet dy herë në ditë, në mëngjes ata që udhëtonin nga shtetet e rajonit do të shkonin në karantinë, pasdite, pas intervenimit të Listës Serbe e të Beogradit, ata që udhëtonin në vendet e rajonit nuk kishin nevojë për vetëizolim.

Kulmi i improvizimit ishte kur Ministri i Shëndetësisë deklaroi që as nuk lejohet falja e namazit e as nuk ndalohet falja e namazit. Po të ishte gjallë Nasredin Hoxha do ta kishte zili.

Nuk u përmbush premtimi që do të kishte më shumë teste, për më shumë nuk u ndihmua as IKSHP-ja me më shumë staf e mbështetje. Ka shumë pak teste për numrin e atyre që duan testim apo kanë simptome, kemi pasur raste kur qytetari që ka kërkuar testim ka humbur jetën në pritje të testit, e pastaj të gjithë familjarët kanë rezultuar pozitiv.

Ka më shumë se tri javë që si Komunë e Prizrenit kemi kërkuar leje që të bëjmë teste serologjike me gjak për COVID-19. Ne kemi aparaturë, kapital njerëzor dhe financiar që t’i bëjmë testet për stafin shëndetësor, zyrtarë komunalë, për policë e të tjerë, ashtu që t’i zvogëlojmë mungesat në punë dhe të ruajmë stafin për shërbimet esenciale për qytetarë. Por asnjë përgjigje deri më tani!

Spitalet nuk janë të furnizuara ashtu si duhet, për shembull furnizimi me oksigjen nuk i plotëson kërkesat. Sipas zyrtarëve të Spitalit Rajonal në Prizren, me oksigjenin e furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë, spitali mund të operojë vetëm 6 orë.  Pra më shumë se 50 pacientë që janë të varur nga oksigjeni, do të duhej ta përdorin atë me ndërrime, por ja që kjo nuk bën! Prandaj ne si komunë edhe pse nuk kemi obligim ligjor, në dy javët e fundit kemi furnizuar spitalin me oksigjen për 18 orë të tjera. Deri më tani Spitalin Rajonal të Prizrenit kemi furnizuar me 775 bombola nga 50 litra, në vlerë prej 7500 euro.

Fajësuan inspektorët, fajësuan policinë, së fundi fajësuan edhe qytetarët. Në pamundësi të bëjnë teste për COVID-19, filluan të diagnostifikojnë si fallxhorë, duke i shikuar qytetarët në sy.

Kjo qeveri duhet të shkojë, ngase situata ka dalë jashtë kontrollit, jo vetëm që e gjithë Kosova po infektohet si pasojë e paaftësisë dhe joprofesionalizmit të tyre, por kemi edhe më së shumti vdekje për kokë banori, ndërkaq as që po mund t’i furnizojnë spitalet me oksigjen.

Këta me këtë menaxhim të dobët të pandemisë falimentuan edhe ekonominë. Kosova tani është në listat e zeza të pandemisë për karantina dyjavore, në kohën kur më së shumti kishim nevojë për mërgatën, këta e bllokuan edhe ardhjen e tyre. Na bllokuan diasporën, në kohën kur infuzioni financiar ishte më se i nevojshëm. Premtuan miliarda dollarë për rimëkëmbje ekonomike, por nuk arritën të vazhdojnë as me pakot fiskale të qeverisë Kurti. Bizneset i lanë në lloç.

Çdo kthim nga zarari është fitim, çdo kthim nga terapia e gabuar sjell shëndet. Andaj kjo qeveri duhet të shkojë sa më shpejtë, të japë dorëheqje dhe t’ia hapë Kosovës rrugën e shërimit.

- Advertisement -

Më Shumë

Kadare për Poradecin: E kisha dashur përherë Lasgushin, me një dashuri të veçantë

“E kisha dashur përherë Lasgush Poradecin, me një dashuri të veçantë, që kishte gjithmonë brenda saj një brengë, një qor­tim. Por, edhe dashuria për...

Këngëtari shqiptar ulet në gjunjë dhe i propozon martesë këngëtares gjatë xhirimeve!

Janë këta dy këngëtarët e ri, që po duken të pandashëm dhe që kanë fituar zemrat e publikut me zërin dhe ëmbëlsinë e tyre,...

Zemaj: Ditët në vijim do ta kemi Spitalin për COVID-19 me 500 shtretër

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ditët në vijim do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë. Ai shton...

Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, udhëton drejt këtij shteti për të nënshkruar

Florent Hadergjonaj pritet të rikthehet në futbollin turk, pas tetë muajve huazim.Mbrojtësi i Kosovës ishte i huazuar te Kasimpasa nga Huddersfield nga janari, teksa...

Morata kryen testet mjekësore me Juventusin

Juventusi ka konfirmuar se Alvaro Morata është duke iu nënshtruar testeve mjekësore në J|Medical. Sulmuesi spanjoll do të transferohet në Torino në formë huazimi nga...

Prizren/ 30 ditë paraburgim shtetasit të Shqipërisë për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.Ç. nga fshati Borje, Komuna...

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do...

Lirohet nga burgu ish-pjesëtari i UÇK-së Xhemshit Krasniqi

Ish-pjesëtari i UÇK-së Xhemshit Krasniqi, është liruar të premten nga burgu, pasi një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, i përbërë nga gjyqtarë...

“Allahu të pranoftë shehid”, lutjet e shokëve të Qorrit që u vra nga Policia në Prizren

Besnik Shala, 32-vjeçari i njohur me nofkën “Qorri”, u vra nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke gjuajtur...

Prizren, 15 raste aktive të mësimdhënësve me COVID-19

Drejtori i QRSHP në Prizren, prof.dr. Fadil Kryeziu, njofton se në Komunën e Prizrenit aktualisht janë 15 raste aktive të mësimdhënësve të infektuar me...

Ky është personi që u vra sonte nga policia në Prizren (Foto)

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi të Besnik Shalës i njohur me nofkën “qorri” që u vra sonte nga policia në Prizren. Ai po kërkohej për...

Në spitalet e Kosovës 10 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Në QKUK dhe klinikat e saj si dhe në pesë spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 124 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa...

Një rast me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të...

Kapet në pikën kufitare në Morinë 35-vjeçari kosovar, kërkohet nga Gjermania për “vjedhje”

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjermania. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me...

Inspektorati i Malishevës detyron marketet t’i ndajnë produktet me vaj të palmës

Inspektorati i Komunës së Malishevës është duke mbikëqyrur zbatimin e vendimit të Ministrisë për Tregti dhe Industri për ndarjen e produkteve të vajit të...

Kamioneta godet këmbësoren në Prizren

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Sipas policisë, i dyshuari shtetas i huaj derisa ishte duke drejtuar kamionetën, ka goditur këmbësoren. Policia...

Lajmet e Fundit

Hotelierët dhe gastronomët e Prizrenit e mirëpresin vendimin e qeverisë

Zgjatja e orarit të punës dhe lejimi i klienteles në ambiente të mbyllura është mirëpritur nga të gjitha shërbimet hoteliere dhe gastronomët e Prizrenit. Për...

Përmbysje spektakolare, Inter fiton në 2 minuta

Inter dhe Fiorentina kanë dhuruar spektaklin e radhës në Serie A. Dy përmbysje rezultatesh, por në fund triumfon skuadra zikaltër 4-3. Një ndeshje vërtet...

S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit

Edhe ky vit i ri shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në...

Nisma në Prizren planifikon zgjerimin me anëtarë të rinj

Kryesia e Nismës në Prizren ka diskutuar për planin e veprimit të zgjedhjeve të brendshme. Në këtë takim është kërkuar nga kryetarët e nëndegëve hapja...

Kalaja e Prizrenit, punëtorët nuk dolën në punë për shkak të mospagesës

Ndonëse qeveria vendosi t’i lejojë vizitat në muzetë në ambiente të mbyllura, vizitorët e Kalasë së Prizrenit nuk e patën fatin ta vizitojnë muzeun. Punëtorët...