6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haskuka thotë se Prizreni pësoi humbje milionëshe nga rishikimi i buxhetit të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten ka paralajmëruar se buxheti i kësaj komune rrezikon që të humbë miliona euro nga miratimi i rishikimit të buxhetit të Kosovës në Parlament.

Sipas tij, në rast të miratimit të rishikimit me propozimin aktual, Prizreni do të humbë mjete të konsiderueshme, si nga shkurtimi i projekteve të bashkëfinancuara me ministritë e Qeverisë së Kosovës, si nga mosmiratimi i rishikimit në Kuvendin e Prizrenit. Mirëpo, përfaqësues nga opozita kanë theksuar se për këtë situatë mban përgjegjësi në radhë të parë kryetari i Komunës, ngase me qasjen e vet ka dështuar në planifikim të mirëfilltë të buxhetit komunal, por edhe në humbjen e përkrahjes së shumicës në KK-në e Prizrenit, shkruan KOHA Ditore.

Kryetari Haskuka ka theksuar se gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit dhe ka shtuar se vetëm nga projektet e përbashkëta me ministritë, Prizreni mund t’i humbë 2 milionë euro.

“Nëse ky rishikim votohet, shumë projekte në Komunën e Prizrenit do të mbesin pa u përfunduar, për arsye se fondet nga projekte të shumta të bashkëfinancuara nga ministritë janë shkurtuar dhe me këtë Prizreni në total do të humbë më shumë se 2 milionë euro”, ka shkruar Haskuka në rrjetet sociale. Sipas tij, projektet që rrezikohen me këtë rishikim janë: stadiumi “Përparim Thaçi”, Qendra Rinore, çerdhja në lagjen “Bajram Curr”, asfaltimi i rrugës Mazrek-Gjonaj-Bishtazhin, salla e edukatës fizike në Lubinje të Epërme, si dhe projekte të tjera në rajonin e Luginës së Lumbardhit (në Zhupë).

“Përveç këtyre projekteve me kode buxhetore ku ka shkurtim të fondeve, kemi parë që disa projekte, edhe pse kemi pasur marrëveshje të bashkëpunimit me ministritë, janë larguar tërësisht nga buxheti. Si shembull, ministri i MAPL-së, Rakiq, ka anuluar katër projekte që kishim për komunitetet”, ka bërë të ditur Haskuka.

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit