27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ish-gjyqtari i Kushtetueses i përgjigjet Kurtit: Vendimi është juridik dhe jo politik

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në një prononcim për portalin “Front Online”, ka komentuar vendimin e fundit të kësaj Gjykate, për dekretin e Presidenti të vendit, Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e Qeverisë së re, raporton “Front Online”.

I pyetur se a ishte i drejtë vendimi i mbrwmshwm i kësaj Gjykate, e ku e drejtë i është dhënë Presidentit për dekretin, Kryeziu ka pohuar se është vendim i drejtë dhe i cili duhet të zbatohet nga institucionet.

“Po ky vendim është i drejtë. Vendimi duhet të zbatohet nga institucionet. Çdo institucion është i obliguar që të respektojë vendimin e Gjykatës. Është obligim i tyre ligjor”, ka thënë ai.
Për sa i përket pretendimeve se Gjykata është dashur ta hedh poshtë dekretin e Presidentit, bazuar në atë se në vitin 2014, ka dalë një vendim për sa i përket çështjes së mandatarit, Kryeziu ka theksuar se asokohe rasti ishte më ndryshe.

“Ky është një vendim tjetër nga ai i 2014-ës pasi që edhe rasti është tjetër. Ky vendim nuk është politik por është vendim juridik”, ka thënë tutje për “Front Online”, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese.

Në ndërkohë, më 30 prill të këtij viti, LVV-ja kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, me të cilin Avdullah Hoti, i`u propozua Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Parashtruesit e kërkesës pretendonin se Dekreti nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit], paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit], paragrafin 14 të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], si dhe me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në vlerësimin e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese mbrëmë vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore.

Ndërsa lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa sot ka pohuar se seanca për formimin e qeverisë “Hoti”, pritet të mbahet të shtunën ose të hënën. /Front Online

Më Shumë

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit