-1.1 C
Prizren
E hënë, 30 Nëntor, 2020

Kemi kaq shumë botime e nuk kemi letërsi

Shkrimtarët kanë nevojë të vlerësohen jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga institucionet. Kudo në botë, në shtetet me funksionim normal, për shkrimtarët organizohen ceremoni të ndryshme, jo vetëm për motivimin e tyre, por edhe për vlerësimin e punës që bëjnë shkrimtarët. Kjo, mbase është karakteristikë e shoqërive të shëndosha që e dinë rëndësinë e kulturës dhe, në kontekst të kësaj, edhe rëndësinë e letërsisë.

Në Shqipëri është themeluar edhe Komiteti Drejtues i çmimit për Poetin Laureat, i cili më 30 tetor të këtij viti, do t’ia akordojë çmimin një personaliteti nga fusha e poezisë shqipe, kurse qëllimi i këtij vlerësimi, siç thuhet, është ndërgjegjësimi për rëndësinë e leximit të poezisë. Ndoshta është për t’u diskutuar lista e shpallur e 25 kandidatëve për këtë çmim, sepse jashtë kësaj liste kanë mbetur edhe shumë poetë tjerë, të cilët vërtet janë për t’u admiruar. Natyrisht, as në Shqipëri bota letrare nuk mund t’i shmanget grupimeve të ndryshme në baza partiake e provinciale, ndaj dhe kanë filluar edhe pëshpëritjet e emrave fitues.

Edhe Kosova në formë institucionale një herë në viti i vlerëson shkrimtarët e vet. Gjithashtu, vlerësimet nuk mungojnë as nëpër disa manifestime që tashmë janë tradicionale dhe që sado kudo janë shenjë se vlerësimi për letërsinë shqipe në Kosovë nuk mungon. Fatkeqësisht, edhe këtu janë të dukshme ndasitë dhe grupimet, gjë që nuk i bën fare nderë letërsisë dhe librit shqip.

Por, çfarë ndodh me ata qindra e qindra individë që pretendojnë se po bëjnë letërsi shqipe në Maqedoni? Jemi dëshmitarë të shumë botimeve, të orëve të letrare, të promovimeve të librave, natyrisht edhe të ndasive në baza partiake, grupimeve të ndryshme, të një mentaliteti provincial, të mungesës së vlerësimit serioz, të mungesës së debatit për anomali të shumta, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhet të pariparueshme. Dhe krejt në fund duhet theksuar se shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk arritën që në mënyrë institucionale të krijojnë së paku një shpërblim tradicional që do ta vlerësonte prodhimin letrar gjatë një viti. E gjithë kjo imponon një pyetje: po pse kemi kaq shumë botime e nuk kemi letërsi? Dikush duhet të marrë përgjegjësi morale (në këtë hapësirë ku dominon injoranca): kemi mediume, kemi fakultete, kemi institute, kemi botues, njerëz në Ministrinë e Kulturës, OJQ e shumë organizime tjera në të cilat janë të përfshirë shqiptarët. Mjafton të mblidhen, po qoftë edhe një herë, dhe problemi do të jetë i zgjidhshëm. Por, me një kusht: paraprakisht politikën dhe mentalitetin provincial ta lënë anash.

Shkëlzen Halimi/GazetaLetrare.com
- Advertisement -

Më Shumë

Pamje: Bora mbulon Brezovicën

Nga mbrëmë kanë filluar reshjet e borës në Kosovë. Reshje bore ka pasur edhe në kryeqytet, derisa nga Brezovica janë publikuar edhe pamje pas reshjeve...

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme

Mospajtimet publike të partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë vazhdojnë të jenë evidente, e që sipas analistit politik Artan Muhaxhiri, ato janë pasojë e...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 126 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Regjional të Prizrenit deri në këto momente të hospitalizuar janë 152 pacientë, ku prej tyre pozitiv me Covid-19 janë 126 pacientë, ndërsa...

Nga presidenca i reagojnë Zafir Berishës që ofendoi Vjosa Osmanin: Diplomacia nuk është odë ku vendoset me kritere kanuni

Nga presidenca i kanë reaguar koordinatorit për Siguri, Zafir Berishës që tha sot se është ofendim për Kosovën që Vjosa Osmani është presidente. Këshilltari i...

Kryeministri: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8

Ka nisur të bëhet nënshkrimi i kontratave për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020. Në këtë ngjarje ka...

Ish-futbollisti i Genk vdes në mënyrë tragjike

Mbrojtësi i Mamelodi Sundowns Anele Ngcongca vdiq tragjikisht në një aksident me makinë të hënën. Siç ishte raportuar më herët nga KickOff.com, Ngcongca ishte në...

I biri i deputetit Shala nuk sheh asgjë të keqe për postin e konsullit që e ka marrë

I biri i deputetit Haxhi Shala, Flakroni, është munduar të arsyetojë caktimin e tij konsull në Pragë. Në reagimin e parë pas publikimit të...

Prizren, 27 raste të reja nga Covid-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse...

Sigurimi i vaksinës anti-Covid obligim ligjor, shteti paguan 80% të çmimit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme...

Ky do të jetë trajneri i ri i Kosovës U21

Federata e Futbollit e Kosovës pritet që të bëjë ndryshime sa i përket trajnerëve në grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës. FFK-ja ka vendosur...

Zafir Berisha akuzon njerëzit e politikës për dy shtatoret e shëmtuara në Prizren

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kritikuar skulpturën e dy shtatoreve, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u zbuluan dje në...

Policia për 24 orë shqiptoi 806 tiketa për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 806 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19. Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

Hoti thotë se shumë shpejt do të bëhet e ditur data apo emri i ri i presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth menaxhimit të pandemisë, arrestimeve nga Specialja dhe situatën politike në vend. Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së...

Ministri Quni dhe gjeneral Rama bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz

Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes publike të UÇK-së, ministri i...

Aktorët e njohur akuzohen se kanë fëmijë së bashku fshehurazi

Aktorët e filmit të njohur “Fifty Shades of Grey”. Jamie Dornan dhe Dakota Johnson janë dy aktorët kryesorë të filmit “Fifty shades of Grey”, film...

Lajmet e Fundit

156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, në...

Paralajmërohet përfundimi i gjysmë vjetorit të parë më herët se që ishte planifikuar

Gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që ishte planifikuar. Këtë e ka paralajmëruar ministri Shëndetësisë, Armend...

Arrestimi i katër komandantëve, Thaçi u vonua 10 minuta, Veseli e Selimi nuk i kishin hapur telefonin Speciales

Një raport i Gjykatës Speciale rreth arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i shkruar edhe me detajet më të...

E bëri vajzën për spital, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi që ai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të...

Messi u përpoq ta rikrijonte edhe golin legjendar ‘Dora e Zotit’ të Maradonas

Një prej momenteve të paharruara në historinë e futboll është goli i Diego Maradonas i shënuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të vitit 1986...