I gjenden paratë mes vitheve, arrestohet zyrtari i lartë brazilian

Përpjekjet e Jair Bolsonaro presidentit aktual të Brazilit për të portretizuar veten si flamurtari I luftës anti-korrupsion kanë pësuar një goditje tjetër pasi policia thuhet se kapi një sasi të konsiderueshme parash në shtëpinë e një prej aleatëve të tij, shkrua The Guardian.

Krye lajmi ishte se paratë u gjetën të fshehura mes vitheve të senatorit, lajm ky që bëri bujë në mediat e vendit.

Chico Rodrigues, nënkryetari i presidentit brazilian në senat, thuhet se u kap me paratë e fshehura gjatë një operacioni policor në shtëpinë e tij.

Kontrollet ishin vijim I operacioneve ndaj zyrtarëve të lartë që kishin abuzuar me fondet kundër pandemisë së Covid 19.

Gazeta Estado de São Paulo tha se shuma prej 30,000 reaal u gjet në mbathjet e senatorit Chico Rodrigues

Senatori nuk dha asnjë shpjegim për situatën e sikletshme që ka kaluar por vetëm mohoi krimin duke lënë të kuptohet se është diçka e sajuar nga kundërshtarët e tij politik.

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Lajmet e Fundit