10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2020

Këto janë masat preventive që Komuna e Prizrenit mori kundër pandemisë COVID-19

Komuna e Prizrenit në përputhje të plotë me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe me të gjitha kapacitetet e saja, po angazhohet maksimalisht për marrjen e masave preventive për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të pandemisë COVID-19.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpitë e tyre, t’i lajnë duart dhe të respektojnë distancën me personat e tjerë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta luftuar këtë pandemi”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prizrenit.

Aktivitetet e kryera nga drejtoritë komunale gjatë kësaj jave:


– Janë dezinfektuar të gjitha hapësirat e objekteve administrative të Komunës se Prizrenit.
– Janë vendosur dezinfektantë në të gjitha hapësirat ku ofrohen shërbimet si për zyrtarë, po ashtu edhe për palët që kërkojnë shërbime. (Gjithsej 100 dezinfektantë 500 ml)
– Janë furnizuar me mjete mbrojtëse (maska dhe dorëza) të gjithë drejtoritë komunale, zyrat administrative dhe institucionet e tjera (Ekoregjioni, Brigada e Zjarrfikësve etj.)
– Është reduktuar personeli i administratës komunale vetëm me shërbime bazike të domosdoshme dhe emergjente
– Është porositur dhe pritet të vijnë edhe furnizime shtesë për pajisje mbrojtëse të nevojshme për stafin (maska, dorëza, dezifektantë).
– Është ngritur niveli i higjienës në të gjitha objektet komunale.


– Është reduktuar personeli dhe njëkohësisht po ofrohet shërbimi 24 orësh me kujdestari telefonike nga Qendra për Punë Sociale.
– Janë shtyer afatet që ishin të hapura për aplikim në thirrjen për subvencione të OJQ-ve në fushën e mirëqenies sociale
– Është pranuar një donacion nga organizata ASB me 34 pako higjenike dhe 10 pako me produkte për pastrim, të cilat janë shpërdnarë familjeve në nevojë dhe shoqatave që veprojnë në fushën e mirëqenies sociale.


– Është ndërprerë aktiviteti i transportit ndërurban dhe transportit urban, kurse shërbimi me taxi është reduktuar ndjeshëm.
– Është bërë dezinfektimi i autobusëve të transportit urban
– Është bërë larja e rrugëve të qytetit me shampon dezinfektues nëpërmjet kompanive të kontraktuara


– Në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Punës, është krijuar një trup i përbashkët inspektues për mbikqyrjen e zbatueshmërisë së vendimeve të Qeverisë tek afaristët.
– Bizneset hoteliere, restorantet, kafiteritë janë urdhëruar që të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë
– Bizneset që kanë të drejtë të kryejnë veprimtarinë e tyre janë urdhëruar që t’i marrin masat mbrojtëse dhe të respektojnë vendimet e Qeverisë


– Është njoftuar personeli mjekësor që në laboratore të udhëzohen vetëm rastet urgjente
– Është mundësuar vizita mjekësore në shtëpi të pacientëve të cilët dyshojnë se kanë sëmundjen e Coronavirusit, me qëllim që pacientët mos të dalin nga shtëpia dhe me këtë edhe të mos përhapet virusi
– Në QKMF dhe në të gjitha QMF-të e qytetit janë ndarë nga një dhomë për izolim të pacientit që dyshohet se është me Coronavirus.
– Është ndarë hapësirë në QKMF për karantinë ditore që mund të shfrytëzohet në rast të nevojës për hapësirë më të madhe
– Janë marrë masa për prandalimin e grumbullimit të pacientëve duke i ndërprerë disa shërbime si: ndërprerja e dhënies së terapisë infuzive në Shërbimin Urgjent, pezullimi i vizitave sistematike etj.
– Janë furnizuar me dezinfektantë të gjitha hollet e objekteve shëndetësore
– Është bërë dezinfektimi i objekteve shëndetësore
– Po bëhet sensibilizimi i qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit nëpërmjet broshurave në secilën njësi shëndetësore, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë
– Angazhimi i ekipeve mjekësore nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në pikën kufitare në Vërmicë për identifikim të udhëtarëve nëse janë me Coronavirus
– Caktimi i një autoambulance enkas për bartjen e pacientëve të dyshuar, e cila dezinfektohet çdo ditë dhe në rast të transportit të ndonjë pacienti eventual dezinfektohet menjëherë pas transportit
– Mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me rastet e vetëizoluara (11 raste) të cilët nuk kanë simptoma por janë të vetëizoluar për shkak se kanë udhëtuar nga shtetet pandemike
– Ofrimi i pakove ushqimore dhe higjienike në rast nevoje për rastet e vetëizoluara


– Nëpërmjet kompanisë së kontraktuar nga kjo drejtori është bërë dezinfektimi i të gjitha objekteve komunale, shtëpisë së kulturës, stadiumit të qytetit, qendrës sportive, stacionit të policisë, objektit të Ekoregjionit etj.
– Dezinfektimi i hapësirave publike dhe jopublike po vazhdon edhe më tej sipas urdhërave të drejtorisë


– Po angazhohet në krijimin e kushteve elementare në pushimoren në Nashec si vendkarantinë që mund të përdoret në rast nevoje.
– Është funksionalizuar rryma, uji, dhe janë ndërruar bravat e dyerve. Këto ditë po bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i tërësishëm i kësaj hapësire.

- Advertisement -

Më Shumë

Zbulohet testi i ri per koronavirusin, çfarë po ndodh në Lombardi dhe Veneto?

Italia tashmë ka një mundësi për të gjurmuar më lehtë koronavirusin. Bëhet fjalë për testin e gjakut i  cili mund të zbulojë praninë e antitrupavë...

Everton ambicioz dhe “pa frena”, tentohet goditja e dyfishtë nga Reali

Carlo Ancelotti e ka shprehur gjithmonë se projekti i Everton është shumë ambicioz. Trajneri italian beson fort që do e çojë në nivele të...

Edhe aktorja spanjolle që çmendi kosovarët, e prekur nga koronavirusi

Ajo quhet Danna Garcia. Por, aktorja kolumbiane, e njohur në Kosovë për rolin e Normës te seriali ‘Pasione të fshehta’, së fundmi është përballur me...

Petrit Çeku me shokë s’e ndalin muzikën në kapërcime distancash

Kitaristi i shquar Petrit Çeku, nga banesa e tij në kryeqytetin kroat po vazhdon të ndajë për publikun performancat me miqtë e tij në...

I papërmbajtshmi Cellino: UEFA të mos japë data, por të sjellë respiratorë!

Massimo Cellino është i vendosur dhe e sheh të pakuptimtë që Serie A të rinisë sërish. Presidenti i Brescia i qëndron mendimit të parë...

Pink mposht koronavirusin, dhuron 1 milion dollarë për të luftuar pandeminë

Këngëtarja e njohur Pink tha të premten në mediat sociale se ajo dhe djali i saj kaluan javë të tëra të izoluar pasi rezultuan...

Gjashtë të shëruar nga koronavirusi pritet të lirohen sot, dy vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Gjashtë persona pritet të lirohen sot pasi të njëjtit kanë rezultuar negativ edhe pas testit të dytë për koronavirus. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN,...

Vendet që i heqin kufizimet do të kenë pasoja më të mëdha ekonomike

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se vendet që nxitojnë t’i heqin kufizimet e karantinës rrezikojnë një rënie...

Ndejat në oda shtojnë numrin e të prekurve me koronavirus në Malishevë

Ndejat nëpër odat shqiptare janë traditë e vjetër. Por ky zakon nuk po harrohet as në këtë kohë, kur qëndrimi në grup po konsiderohet...

18 lindje në Prizren për dy ditë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 18 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

Ministria tregon se si do ta përfitojnë punëtorët shtesën prej 300 euro

Pavarësisht që Ministria e Financave ka vendosur që për punëtorët e terrenit dhe që kanë qenë të ekspozuar direkt me rrezik për infektim me...

Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, njëri nga Korisha e Prizrenit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e COVID-19. Bëhet fjalë për një pacient nga Prishtina i lindur...

Në ShBA fillon testimi i dytë në njerëz i vaksinës kundër koronavirsuit

Një kompani e dytë në Shtetet e Bashkuara pritet ta fillojë testimin e sigurisë së një vaksine kundër koronavirusit. Kë këtë proces do të...

Muharremaj: Qytetari i Suharekës u infektua me COVID-19 në Malishevë

Ditë më parë i prekuri i vetëm nga Suhareka me coronavirus ishte shëruar plotësisht duke larguar këtë komunë nga lista e atyre që kanë...

Dy vjedhje në Suharekë

Dy vjedhje kanë ndodhur në Suharekë, brenda një dite. Vjedhja e parë ka ndodhur në fshatin Dragaqin, kurse e dyta në Gelancë. Raporti i policisë Fsh. Dragaqin,...

Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në ora 21:02, përmes postës elektronike, është konfirmuar...

Lajmet e Fundit

Vdes 66 vjeçarja nga Malisheva – shkon në gjashtë numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë

Një grua 66 vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë nga coronavirusi. “Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar...

Limaj: Malisheva nuk do ta harrojë trajtimin e deritanishëm nga Kurti

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj e konsideron tepër të vonuar vizitën e Albin Kurtit në Malishevë. Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në...

Haskuka, kallëzim penal kundër Shaqir Totajt

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paditur kryetarin PDK-së, Shaqir Totajn. Haskuka vlerëson se vizita e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren në fshatin...

Komuniteti rom kërkon që gjuha e tyre të bëhet zyrtare në Prizren

Gjendja e emergjencës për shëndetin publik ka detyruar aktivistët e komunitetit rom që në vend të aktiviteteve tradicionale për nder të 8 prillit, të...

Shitësit e fidanëve të infektuar me Covid-19 qëndruan edhe në Rogovë të Hasit

Mëngjesin e së premtes dy persona nga Komuna e Malishevës kishin shkuar për të shitur fidanë në fshatin Rogovë të Komunës se Gjakovës. Sipas banorëve...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!