7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Jep dorëheqje zëvendëskryetari dhe gjyqtari i Gjykatës Speciale

Keith Raynor ka dhënë dorëheqje nga pozitat si zëvendëskryetar dhe gjyqtar i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes njw njoftimi të publikuar në ueb faqe.

“Më 19 Mars 2020, Keith Raynor i paraqiti dorëheqjen e tij kryetares Ekaterina Trendafilova si zëvendëskryetar dhe gjyqtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Arsyeja sipas Gjykatës Speciale është se gjyqtari Raynor synon t’i kushtojë kohë punës së tij si gjykatës i qarkut në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të krizës globale shëndetësore.

Trendafilova ka vlerësuar kontributin dhe punën e  Raynor në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale  dhe i ka uruar sukese në përpjekjet e tij aktuale.

Gjykata Speciale u krijua në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës – nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës – për të gjykuar krimet e kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë dhe menjëherë pas luftës së viteve 1998-1999.

Gjykata “hibride”, e cila është me vendndodhje në Holandë, por pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, u krijua nga akuzat e bëra në një raport nga raportuesi i Këshillit të Europës, Dick Marty, në vitin 2010.

Kjo gjykatë në shkurt të këtij viti ka nisur shqyrtimin e aktakuzave të para  që tashmë janë ngritur nga ana e Prokurorit të Specializuar, përderisa ka bërë të ditur se me konfirmimin e aktakuzave, ato do të bëhen publike.

Pesë vjet pas themelimit, Specialja ka dërguar dhjetëra ftesa për intervistim dhe ka intervistuar edhe ish-luftëtarë të UÇK-së, por se ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

Për tu intervistuar në Hagë janë paraqitur edhe krerë të institucioneve të vendit, si ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Lajmet e Fundit