9.3 C
Prizren
E martë, 26 Maj, 2020

Komuna e Malishevës kundërshton shpërblimin jubilar për ish-mësimdhënësin Haxhi Bytyçi

Ish-mësimdhënësi Haxhi Bytyqi, përmes padisë, po kërkon nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, që ta obligojë Komunën e Malishevës, respektivisht Drejtorinë e Arsimit, që atij t’i kompensohen tri pagat përcjellëse dhe tri paga jubilare, të cilat pretendon se i takojnë me rastin e pensionimit.

Në seancën e së hënës, palët kanë dhënë fjalët përfundimtare, në të cilën i autorizuari i paditësit, avokati Nuhi Krasniqi, deklaroi se qëndron pranë padisë dhe kërkesëpadisë, dhe kërkon t’i kompensohen pagat jubilare dhe përcjellëse, të cilat i takojnë në bazë të Kontratës Kolektive.

Sipas të autorizuarit të paditësit, avokatit Krasniqi, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Malishevës, paditësit është e obliguar që t’i paguajë shumën në lartësi prej 2,771.04 euro, në emër të tri pagave përcjellëse, dhe tri pagave jubilare, si dhe shpenzimet procedurale në shumën e përgjithshme prej 260 euro.

Ndërsa, përfaqësuesi i të paditurës, avokati publik komunal, Mujë Sahitaj, në fjalën përfundimtare deklaroi se e konteston padinë e paditësit sa i përket pagave jubilare, dhe kërkon nga gjykata që kjo kërkesë të refuzohet.

Kurse, sa i përket pjesës tjetër të padisë për tri pagat përcjellëse pas pensionimit, Sahitaj, tha se nuk e konteston, ndërsa sa i përket shpenzimeve procedurale, kërkon nga gjykata që të njëjtat t’i aprovojë pjesërisht.

Haxhi Bytyqi , në cilësinë e paditësit më 22 janar 2019, ka ngritur padi në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, për kompensimin e pagave pas pensionimit dhe shpërblimit jubilar, duke u bazuar në nenin 52 dhe 53 të Kontratës Kolektive, e cila ka hyrë në fuqi  me 1 janar 2015, si dhe Kontratës Kolektive të Arsimit Parauniversitar e lidhur në mes të SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas padisë, paditësi me rastin e daljes në pension ka shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore brenda Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Edukim të Komunës së Malishevës, për të marrë tri pagat përcjellëse si dhe tri paga në emër të shpërblimit jubilar, mirëpo kjo e fundit nuk e ka përmbushur obligimin ligjor.

Në padi thuhet se edhe pse paditësi Bytyqi kishte punuar në Shkollën e Mesme të Ultë “Salih Bytyqi”, në Shkozë, Komuna e Malishevës, prej vitit 1980 deri në vitin 2015, Drejtoria Komunale për Arsim dhe Edukim e ka refuzuar kërkesën e paditësit për kompensimin e tri pagave pas pensionimit dhe tri pagave të shpërblimit jubilar, me arsyetimin se kjo drejtori nuk është nënshkruese e Kontratës Kolektive, dhe se nuk ka kurrfarë obligimi për të bërë pagesën e këtyre pagave. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Deklarata e fortë e Hetem Ramadanit: COVID-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit

Pandemia e Covid-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit nga grupe të mëdha interesi. I këtij mendimi është aplikuesi i mjekësisë alternative Hetem Ramadani...

Ekzekutohen pagesat për skemat pensionale dhe sociale

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se sot, Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesën e të gjitha skemave pensionale dhe sociale për mbi...

Arrestohen shtatë persona në Korishë të Prizrenit

Shtatë persona janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit. Ata janë zënë duke konsumuar pijë në një lokal, jashtë orarit të tyre të lëvizjes. “Është raportuar...

Ja çka i bëri shiu oborreve në Prizren (Foto)

Tash e tri ditë që në Kosovë po mbretëron mot i ligë i shoqëruar me reshje të shiut. Derisa në një pjesë të madhe, për...

Munishi: Po bëjnë hajgare me jetët tona, askund në botë si në Kosovë!

Ismet Munishi nuk ka të ndalur. Ai po vazhdon ta kundërshtojë rinisjen e aktiviteteve futbollistike në Kosovë me lejen që institucionet shëndetësore ia dhanë...

COVID-19/ Vaksina e Oksfordit në fazën e dytë të testeve, doza u jepet dhe fëmijëve

Fëmijë dhe më të rritur do të përfshihen në fazën e dytë të testeve klinike për një vaksinë kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe. Faza...

Capello: Ronaldo talenti më i madh, por me të nuk fitonim

Fabio Capello dhe Ronaldo Nazario de Lima punuan me njëri-tjetrin për gjysmë viti te Real Madridi. Nga korriku 2006 deri në janar 2007, datë në...

Këto janë dëmet që shkaktoi brëshri në Dukagjin, Klinë dhe Prizren

Mbrëmjen e së martës, Klina, Dukagjini e Prizreni u goditen nga një breshër i madh Këto copëza të mëdha të akullit goditën Klinen mbrëmjen e...

Neymar pozon për GQ, njihuni me bukuroshen që po i tërbon të gjithë

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, pasi u shpall kampion i Ligue 1, ka gjetur diçka tjetër për ta kaluar kohën e lirë. Braziliani ka marë...

Seksi dhe joshëse, Eva Murati publikon foto me bikini

Moderatorja Eva Murati ka postuar një foto në ambientin e shtëpisë duke u shfaqur mjaft joshëse. Në foton e publikuar në “Instagram”, nuk kanë munguar...

Turistët mund të rezervojnë pushimet në Spanjë duke filluar nga korriku

Ministri i turizmit në Spanjë ka deklaruar këtë mëngjes se të huajt mund të rezervojnë pushimet në Spanjë nga korriku pasi karantina dy-javore për...

Pa namaz e vizita familjare, myslimanët festojnë Fitër-Bajramin

Myslimanët e Kosovës, por edhe të mbarë globit sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjerimit njëmujor të muajit të shenjtë të...

Rikthehet në tryezë opozita në Shqipëri

Palët politike (mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare) pritet të mblidhen ditën e sotme (26 maj) në orën 11:00, pas bojkotit të takimit të...

Komuna e Prizrenit pranon donacion 200 pako ushqimore dhe 5 ton miell për familjet në nevojë

Komuna e Prizrenit sot ka pranuar një donacion prej 200 pakove ushqimore dhe 5000kg miell, të cilat janë dhuruar nga organizata Qatar Charity, për...

Olta Gixhari flet për herë të parë për gjininë e bebit që po pret

U shkruajt gjatë në mediat rozë për pritjen e ëmbël të aktorës së njohur Olta Gixhari. Me një foto ku ajo shfaqej me partnerin e...

Pagat mes grave dhe burrave në kompanitë më të mëdha

Një vështrim në të dhënat e pagave nga kompanitë më të larta të teknologjisë në botë tregon se, megjithë përpjekjet për të arritur pagë...

Lajmet e Fundit

Besa Kokëdhima pranon ndërhyrjet në fytyrë: Është e pashmangshme

Besa Kokëdhima vazhdimisht është në qendër të vëmendjes. Këngëtarja është komentuar po ashtu edhe për ndryshimet në pamjen e jashtme. Besa nuk e ka mohuar...

Era publikon foton me motrën tjetër që ngjan me Kim Kardashian

Nora dhe Era Istrefi ndajnë shpesh momente të jetës në rrjete sociale, por gjithmonë janë treguar të rezervuar përsa i përket motrës tjetër të...

Ibrahimovic rrezikon karrierën? Milani vë pikat mbi “i” pas dëmtimit

Zlatan Ibrahimovic u dëmtua ditën e djeshme në stërvitje dhe kishte dyshime për një problem me tendinën e Akilit, çka praktikisht do mbyllte sezonin...

Policia ndaloi dy persona në Prizren për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Prizren për mosrespektim të masave të parapara për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Në raportin e policisë...

Suharekë, i dehur kanos dhe pengon policët në detyrë

Në fshatin Grejçec të Suharekës është arrestuar një person pasiqë ka kanosur zyrtarët policor, transmeton PrizrenPress. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur...