32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

“Kosova, pa një miliard euro shtesë më 2021, përjeton krizën më të keqe që nga 1999-a”

Uk Lushi, analist shqiptaro-amerikan i çështjeve politike, i është gëzuar kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, megjithatë ka paralajmëruar një krizë të madhe në rast se nuk i shtohen edhe një miliard euro buxhetit të Kosovës.

Lushi ka kritikuar pikën për tërheqjen e kursimeve pensionale, të cilin një nga amendamentet përcakton se nga Trusti Pensional mund të tërhiqen deri në 10% te personat që kanë të inkasuara përmbi 10 mijë euro, shkruan Gazeta Express.

“Planifikimi i votimit të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës të premten është vendim i vonuar por i mirë. Amendamentet e PDK-së janë propozime të kënaqshme, porse jo më optimalet. Kursimet e investuara pensionale nuk është mirë që preken”, ka shkruar ai.

“Kosova pa injektuar e pakta 1 miliardë euro në ekonominë e saj, më 2021, mund të përjetojë krizën ekonomike më të keqe që prej vitit 1999”, ka potencuar tutje njohësi i çështjeve politike.

Tutje, Lushi ka argumentuar se instancat shtetërore duhet të aktivizojnë bashkëpunim me organizma monetarë ndërkombëtarë.

“Duhen më shumë masa ekonomike stimuluese që do të duhej të vinin nga borxhe direkte dhe emitim i bonovo me garanci shtetërore, sidomos të atyre të sekuritizuara me depozitat e Kosovës në bankat europiane. Ky është momenti të thyhet diktati i të huajve lidhur me mjetet e depozituara të privatizimit me norma tmerrshëm të këqija në bankat europiane. Dhe duhet bashkëpunim më i madh me organizmat financiarë ndërkombëtarë. Duhet presion popullor në qeveri dhe deputetë që të vazhdohet puna sepse ky votim do të jetë vetëm një hap i vogël”, ka vlerësuar ai.

Ndryshe, përgjatë ditës së sotme, në Komisionin për Buxhete dhe Transfere, me 4 vota për dhe 2 kundër, ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Kjo, falë miratimit të rekomandimeve të PDK-së nga partia qeverisëse, LDK-ja.

Kryetari i partisë opozitare, Enver Hoxhaj, deklaroi se, përgjatë kësaj jave, do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje.

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

Lajmet e Fundit