18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Krasniqi i PDK-së: Haskukën e dogjën bashkë me Prizrenin

Nuk po ndodh ndryshimi.

Kuvendari i PDK-së, Katsriot Krasniqi, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën, se deri më tash, nuk ka filluar asnjë projekt në këtë qytet.

Sipas tij, të gjitha premtimet dolën të kenë qenë gënjeshtra, shkruan PrizrenPress

“Kryetari i Komunës së Prizrenit erdhi në krye të qytetit me premtime (gënjeshtra), në emër të ndryshimit, ndërsa ende pa i bërë 2 vjet qeverisje, Haskuka është humbësi më i madh, e bashkë me të qyteti dhe qytetari i Prizrenit”, shkruan Krasnqi në “Facebook”.

“Premtimet ju konfirmuan se janë gënjeshtra”.

“Në Prizren, jo që nuk ndodhi ndryshimi, por nuk po ruhet as kontinuiteti i projekteve të domosdoshme në Komunën e Prizrenit”.

“Po bëhen dy vjet e Mytaher Haskuka nuk e ka nisur asnjë projekt serioz”.

“Mytaher Haskuka me mirë e njeh qytetin e Prishtinës se sa qytetin e Prizrenit, prandaj edhe në kohën sa është kryetar i Komunës së Prizrenit, ai kohën më të madhe e kalon në Prishtinë”.

“Ai bashkëjeton me Prishtinën dhe në Prishtinë”.

“Të ardhmen e tij dhe të fëmijëve ai e ka të lidhur me Prishtinën, prandaj Prizreni dhe prizrenasit, ende pa i bërë dy vjet qeverisje e kanë parë se në këtë mandat duke e votuar Mytaehr Haskukën e kanë djegur atë e bashkë me të i dogjën katër vjet të qeverisjes lokale”.

Më Shumë

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit